Konviktet që kanë pritur nxënës e të shkollave të mesme e profesionale në shumë rrethe të vendit, nuk plotësojnë as kushtet minimale për akomodimin e tyre. Këto janë ambientet e brendshme të konviktit “Arben Broci” në qytetin e Shkodrës, pamjet flasin vetë për gjendjen në të cilën ndodhen dushet dhe kushtet e higjienës në këtë konvikt.

“Këtë vit jemi 10 veta por do ndahemi do bëhemi në 2 grupe dmth nga 5 veta për vit të pestë dmth sivjet. Ujë të ngrohtë dmth 1 herë në javë dmth lahemi, çdo nxënës 1 herë në javë lahet”.

“Ushqimet janë gjithmonë të njëjtat dmth ka mundësi edhe për të ndryshuar, pastaj janë problemi i dushave”.

Mbipopullimi i dhomave është një tjetër problem që nuk ka marrë ende zgjidhje. Përveç konvikteve të shkollave të mesme dhe qendrat studentore që për pak ditë do të hapin dyert do të vuajnë mungesën e ngrohjes.

Bashkim Rroji: “Dhomat të cilat janë të vogla dhe vejmë 2 student, të vejmë 4 dhe deri në 8 student maksimumi kur dhomat janë të mëdhaja”.

Edhe më alarmante është situata në Gjirokastër. 130 konviktorë të shkollave të mesme përballen me një sërë problemesh, në konviktin e vajzave mungon uji dhe dushet, ndërsa në godinën e meshkujve është e vështirë të gjeshë dhoma të mobiluara.

“Ngrohja po thuajse s’ekziston, ka disa kaldaja dmth po shumë pak ndizen”.

“Dmth në katin e 3 që jemi ne, vetëm një dush punon nga një krah, kurse nga krahu tjetër nuk punojnë dushet”.

Nikolla Gjini: “Përsa i përket konvikteve të dielën në të cilën mungon kaldaja, mendoj se zgjidhja do bëhet vetëm nëpërmjet sistemit me rezistencat nëpër mjediset ku bëhet studimi ose dhomat e fjetjes”.

Kalimi i konvikteve në administrimin e pushtetit vendorë po shoqërohet me vështirësi për shkak të mungesës së fondeve dhe personelit edukativ./tvklan.al

Gazetari: Simone Shkreli