Gjykata Kushtetuese ka dëgjuar këtë të martë pretendimet e të tre palëve, opozitës si kërkuese, si dhe palëve të interesuara, parlamentit dhe përfaqësuesit e deputetes Olta Xhaçka, lidhur me mandatin e kësaj të fundit.

Të parët kërkojnë kundërshtimin e vendimit të parlamentit për mosdërgimin e mocionit për Xhaçkën në Kushtetuese, madje duke pretenduar se shumica po shpërfill vendimet e kësaj gjykate. Ndërsa parlamenti dhe avokati i Xhaçkës kërkojnë rrëzimin e kërkesë së opozitës.

Opozita për herë të dytë i drejtohet Kushtetuese për të kërkuar heqjen e mandatit të ish-ministres me pretendimin se ka konflikt interesi pasi ka përfituar të ardhura publike si bashkëshortja e një investitori strategjik. Gjykata Kushtetuese do ta shpallë vendimmarrjen e saj për këtë çështje në ditët në vijim.

Tv Klan