Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kosova së shpejti do të ketë Kushtetutën e saj të përkohshme. Bernard Kushner administratori i OKB-së, në Prishtinë ka konfirmuar se po punohet për Kushtetutën e Përkohshme të Kosovës. Kushner tha se zëvendësi i tij Xhek Kovid dhe bashkëpuntori i tij Aleksandër Didman, do të marrin pjesë në mbledhjen e grupit të kontaktit që do të zhvillohet në Berlindhe ku do të diskutohet projekti për Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkohë shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Dan Everts raportoi sot në mbledhjen e Këshillit Tranzitor, për fillimin e rregjistrimit të popullsisë, së Kosovës. Aktualisht rregjitrimi po zhvillohet në 70 pika dhe së shpejti pritet të zgjerohet në të gjithë Kosovën.  

Shefi i OSBE-së në Kosovë Dan Everts, i drejtoi sot një thirrje popullsisë së Kosovës, që ti përgjigjen aksionit të rregjistrimit. Ky aksion i rregjistrimit të popullsisë parashikohet të vazhdoj katër muaj. Ky proces do ti paraprij hartimit të listave të zgjedhjeve lokale, që priten të zhvillohen Tetorin e këtij viti./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari