Spiker: Redi Prifti

Headline 19 Gusht

Vriten me armë zjarri dy persona në Velipojë. Policia identifikon dy vëllezër si autorë

Dy persona humbën jetën pasi u qëlluan me armë zjarri në Velipojë gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ata fillimisht mbetën të plagosur, por ndërruan jetë rrugës për në spital. Policia identifikon dy vëllezër si autorë të këtij krimi.

Ambasadorët do shërbejnë me mandat 4-vjeçar. Zbardhen ndryshimet në ligjin për diplomacinë

Ministria e Jashtme ka propozuar një sërë ndryshimesh në ligjin për diplomacinë duke bërë që ambasadorët shqiptarë të kenë një mandat 4-vjeçar. Ligji i ri fuqizon edhe Akademinë Diplomatike si një hallkë e rëndësishme për karrierën.

Turizmi rikthen emigrantët për të punuar në Shqipëri. Operatorët: Kërkohet staf, pagat janë rritur ndjeshëm

Rritja e sektorit turistik ka shtuar kërkesën për krah pune duke bërë që edhe shumë emigrantë të kthehen në vend. Operatorët turistikë thonë se ka kërkesë të shtuar për staf të kualifikuar teksa dhe pagat janë rritur ndjeshëm.

Euro vijon rënien, prek një tjetër rekord. Leku forcohet edhe ndaj dollarit e paundit

Euro njohu këtë të hënë një tjetër rekord në zhvlerësimin e saj ndaj lekut duke u këmbyer me 99.72 lekë në kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Leku është forcuar ndjeshëm edhe ndaj dollarit amerikan dhe paundit britanik.

Blinken: Izraeli pranoi marrëveshjen për armëpushim, tani është radha e Hamasit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinkeni njoftoi se Izraeli pranoi propozimin amerikan për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Ai tha se tani është radha e Hamasit të bëjë të njëjtën gjë.

Eva Buzo kalon me not kanalin e Otrantos. Nga Leçe në Karaburun për 35 orë e 17 minuta

36-vjeçarja Eva Buzo ia doli të kalojë me not kanalin e Otrantos, duke u bërë kështu gruaja e parë që përmbush këtë sfidë. Udhëtimi i saj zgjati 35 orë e 17 minuta dhe avokatja është në gjendje të mirë shëndetësore.