#lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 8 Tetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Brikena Prifti

Headlines 8 Tetor 2022

Berisha: Primaret, votë e lirë për kandidatët. Nafta e energjia u rritën për shkak të vjedhjeve

Sali Berisha siguron se marrëveshja me aleatët nuk cenon premtimin për të zgjedhur me primare kandidatët në zgjedhjet lokale. Për rritjen e çmimit të energjisë dhe naftës ai tha se shkak nuk është lufta, por vjedhjet e qeverisë. 

PS merr kohë për “ish-spiunët”. Bushka: Po konsultojmë edhe ligjet ndërkombëtare

Partia Socialiste nuk do të nxitohet për miratimin e ligjit që përjashton ish-spiunët nga politika. Kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka thotë në një intervistë për TV Klan se socialistët po konsultohen edhe me ndërkombëtarët.

Ryshfet për ulje denimi, SPAK “skanon” pasurinë e gjyqtares. Në hetim edhe familja e të burgosurit

Gjyqtares Zamira Vyshka e arrestuar për korrupsion do t’i verifikohet pasuria. Ajo akuzohet se së bashku me avokatin Ilir Pashai morën 400 mijë lekë për të ulur me 6 muaj dënimin me burg  të një të dënuari. Nën hetim edhe familja e të burgosurit.

Zbulohet plani për vrasjen e nipërve të Hasanbelliut. Vëllezërit Beqiraj: Pse u tërhoqëm

Dalin të tjera detaje nga dosja hetimore e vëllezërve Beqiraj. Ata kanë rrëfyer se Kevin Zeneli pas dështimit për vrasjen e Geron Hasanbelliut kërkonte vrasjen e nipërve të tij. Pagesa ishte 50 mijë euro për çdo ekzekutim.

65% e digave në Shqipëri, me probleme teknike. Raporti i emergjencave:  Nevojitet vëmendje urgjente

Një raport i Ministrisë së Mbrojtjes zbulon se 65% e digave kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Specialistët shprehen se brenda një periudhe 9-vjeçare Shqipëria duhet të rehabilitojë infrastrukturën mbrojtëse të dëmtuar.

Dëmtohet ura e vetme që lidh Ukrainën me Krimenë. Kievi: Vetëm fillimi

Një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një segment të urës që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar në 2014-ën. Zyrtarët rusë thanë se nga shpërthimi humbën jetën 3 persona. Reagon Kievi duke u shprehur se ky është vetëm fillimi.

Forbes publikon listën me 10 lojtarët më të pasur. Në krye është Kylian Mbappe

Revista “Forbs” publikon klasifikimin e futbollistëve që pritet të fitojnë më shumë në sezonin 2022 – 2023. Në krye të saj qëndron ylli i francez i PSG-së, Kilian Mbape. Ai lë pas emra të njohur si Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo.