Gjimshiti, Rrahmani, Shala dhe Rashica u larguan nga grumbullimi në Bad Valtersdorf mëngjesin e së mërkurës. Ata janë lojtarët të cilët nuk u përfshinë në listën e 23 Kuqezinjve të Euro 2016. Asnjë prej tyre nuk polemizuan për zgjedhjet e Gianni De Biasi edhe pse janë shfaqur të mërzitur, duke thënë pak fjalë.

Amir Rrahmani – Futbollist i Kombëtares: 

“Është zgjedhja trajnerit”.

Milot Rashica – Futbollist i Kombëtares: 

“Suksese të gjithëve”.

Por më pas në profilin e tij në Facebook, Berat Gjimshiti shkruajti në postimin ku shfaqej edhe Milot Rashica;

“Ndonjëherë jeta nuk na jep atë që duam, jo sepse nuk meritojmë, por se meritojmë më shumë. Suksese shokëve në Europian”.

Vendimi iu komunikua rreth orës 21:30 të mbrëmjes së ditës së martë, duke befasuar disi edhe në zgjedhje.

Surpriza mund të quhet Frederik Veseli, mbrojtësi i Lugano u afua në Kombëtare në miqësoret e Nëntorit të kaluar.

Në listë janë 3 portierë, 7 mbrojtësa, 9 mesfushorë dhe 4 sulmuesë.

Tv Klan