Katër herë kampioni i NBA-së, LeBron James, do të jetë flamurtari i ekipit të SHBA-së për meshkujt në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit më 26 Korrik.

Basketbollisti 39-vjeçar që e ka fituar dy herë medaljen e artë olimpike, do të marrë pjesë në Olimpiadën e tij të katërt.

LeBron tha se për të është një nder i jashtëzakonshëm që të përfaqësojë SHBA, në një event që e bashkon të gjithë botën.

Sporti ka fuqinë që të na bëjë të gjithë bashkë dhe jam krenar që bëhem pjesë e këtij momenti të rëndësihsëm, ishte reagimi i tij

Ndërsa flamurtarja e delegacionit të SHBA, do të shpallet ditën e martë. Ekipet me olimpistë të secilit shtet do të parakalojnë përgjatë lumit të Senës, ku do të përshëndeten nga rreth 30 mijë spektaktorë.

Flamurtarët e delegacionit USA janë përzgjedhur nga votimi i bërë nga të gjithë atletët amerikanë pjesëmarrës në Paris 2024.

Kjo mund të jetë Olimpiada e fundit ku pikëshënuesi më i mirë në historinë e NBA mund të marrë pjesë.

Klan News