Hapja e dy tuneleve ndikon në qarkullimin më të shpejtë të mjeteve

“Këtu në ish-sheshin Shqiponja janë tashmë 2 tunele që mundësojnë hyrjen në kryeqytet të automjeteve që vijnë nga Durrësi. Ky tunel i dytë ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në këtë nyje të rëndësishme”.

Ditën e sotme në sheshin Shqiponja, trafiku i makinave është lehtësuar ndjeshëm pasi mjetet qarkullojnë përmes dy tuneleve që kanë mundësuar një lëvizje më të shpejtë të mjeteve që hyjnë apo dalin nga Tirana.

Autoritetet kanë njoftuar se në vijim të punimeve për Lotin 1, “Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta”, do të ketë ndryshim të skemës së lëvizjes në “Sheshin Shqiponja” për hyrjen dhe daljen nga Tirana. Rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”.

Dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar dhe do të mundesohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.

Për daljen nga rruga “Dritan Hoxha” do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.

Në muajin Maj, kryeqyteti do të ketë 3 hyrje, pasi do të shtohet edhe kalimi mbi tunele në drejtim të rrugës Dritan Hoxha.

Të gjithë këto lëvizje janë provizore, deri në përfundimin e plotë të nënkalimit në Sheshin Shqiponja, i cili parashikohet të përfundojnë në Shkurt të vitit të ardhshëm sipas afateve kontraktuale, ndërsa autoritetet thonë se vepra do të jetë gati në Dhjetor të këtij viti në bazë të ecurisë së shpejtë që kanë patur punimet.

Tv Klan