Me rastin e 90 vjetorit të shpalljes së pavarësisë është botuar dhe ka dalë në trreg libri i autorit Petro Marko pas vdekjes me titull “Ultimatumi” . I botar nga shtëpia botuese “Omsca” ngjarjet e romanti zhvillohen në sfondin e kupës së luftës së Vlorës. 30 vjet pasi është shkruar romani të befason me freskinë e tijë, me emocionet që të ngjall dhe me mënyrën e dialogimit me lexuesit nëpërmjet mjeteve kompozicionale aq të përdorura nga autori Petro Marko. Heronjtë e këtijë romani janë të thjeshtë dhe monumental, të skalitur në mënyrë tepër të goditur nga pena e Petro Markos.

Libri “Ilirët, historia, jeta, kultura, simbolet e kultit” shkruar nga akademiku Kroat me origjine Shqiptare Aleksandër Stipceviq u promovua në shqip në ambjentet e Akademisë së Shkencave në Tiranë në prani te vetë autorit. Në ceremonin e prezantimit të kësaj vepre morën pjesë akademikë, arkeologë, studiues dhe personalitete të kulturës dhe historisë Shqiptare. Në lidhje me autorin dhe veprën e tijë, Fatmir Toci, president i shtëpisë botuese “Toena”, që publikojë këtë libër, tha se vepra botohet dhe ribotohet për të 9 herë, ndërkohë që është botuar në gjuhën italiane dhe më pas në kroatisht, anglisht dhe shqip./tvklan.al