Maqedoni e Veriut – Fronti Europian që drejtohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon VMRO-DPMN se me futjen në qeveri të koalicionit të partive shqiptare VLEN po shkel legjitimitetin e votës së lirë dhe Marrëveshjen e OHRIT.

Fronti Europian doli forca e dytë në shtet, që ndodh për herë të parë në historinë e vendit. Këto rezultate u cënuan dhe vazhdojnë të cënohen nëpërmjet një inzhinjeringu zgjedhor në sytë e gjithë opinionit, vendor, rajonal dhe ndërkombëtar. Kur nuk respektohet fryma dhe Marrëveshja e Ohrit kemi në kohëra të tjera që bashkarisht i kemi braktisur. Është poshtërsi ndaj shqiptarëve, romëve, boshnjakëve”, u shpreh kreu i BDI, Ali Ahmeti,

Lideri i BDI-se, Ali Ahmeti tha se VRMO-DPMNE duhet t’i përmbahet një marrëveshjeje të tille dhe se nuk do të lejojë një gjë të tillë, duke përdorur të gjitha mekanizmat e mbrojtjes së demokracisë.

VRMO-DPME si parti fituese në zgjedhje reagoi ndaj kësaj deklarate duke theksuar se respektimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk ka të bëjë me faktin nëse BDI është pushtet apo opozitë dhe se BDI nuk përfaqëson vetëm shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Në zgjedhjet parlamentare të 8 Majit, Fronti Europian doli forcë e dytë politike në vend me 19 deputetë, ndërsa partitë shqiptare të koaliconit Vlen fituan vetëm 13 deputetë.

Tv Klan