Duke filluar nga 1 Qershori, Ministria e Financave do të nisë konsultimet publike mbi ligjin e tatimit mbi te ardhurat për personat e vetëpunësuar. Sipas ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, nisma synon të vendosë barazi në taksim.

“Nuk mendojmë se është padrejtësi për këto subjekte. Për shembull, një avokat i punësuar, paguan tatim mbi pagat, ndërsa një avokat që ofron shërbim, por paguhet, por nuk paguan asnjë taksë”.

Drafti parashikon aplikimin e tatimit në 28% për pagat mbi 16 mijë euro në muaj të personave të vetëpunësuar.

Sa i përket analizës ekonomike, Ibrahimaj vlerësoi se gjithçka po ecën sipas parashikimeve të bëra më herët, ku pritet një rritje prej 3.2% për vitin 2022.

“Në Prill rritja është me 1.1%. Pra kemi ngadalësim të ritmit të rritjes së çmimeve që jep një sinjal pozitiv për pritshmëritë për inflacionin”.

Sipas saj, për vitin 2022 pritet të kemi një reduktim të normës së papunësisë ndërsa paga mesatare gjatë vitit të kaluar ka pësuar një rritje të konsiderueshme me 57 përqind.

Tv Klan