Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, dy të arrestuarit për atentatin ndaj Gentjan Bejtjes. Arrestimi i tyre u njoftua një ditë më parë nga policia e Tiranës, njëri i akuzuar si pjesëmarrës në vrasje e tjetri se ka siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes (Lexo më shumë).

Ilir Beqaraj, i cili ka edhe dy identitete të tjera (Ilir Brahimi dhe Ilir Mançellari), dyshohet se ka patur rolin e transportuesit të 4 autorëve, ndërsa mjeti i Haxhiut u përdor nga autorët për t’u larguar pas vrasjes.

42-vjeçari Gentjan Bejtja u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij në Larushkë të Fushë Krujës, të premten e 15 Marsit. Në atentatin ndaj tij dyshohet se morën pjesë të paktën 4 persona./tvklan.al