Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi këtë të premte masën arrest me burg për Xhelal Rrajën. Ai u arrestua të mërkurën në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje e pjesëmarrje në grup kriminal.

Konkretisht bëhet fjalë për planifikimin e vrasjes së ish-deputetit Arben Ndoka. Akuza e ngritur nga SPAK ndaj Xhelal Rrajës, erdhi pas zbërthimit të aplikacioneve SKY dhe Encrochat, ku ai në bashkëpunim me persona të tjerë planifikonin kundrejt pagesës vrasjen e Ndokës./tvklan.al