Lajme Arkiva 2003

Asnjë shkresë zyrtare, as një lajmërim nga KFOR-i apo edhe nga Tribunali i Hagës për lirimin e Agim Murtezit  nuk arriti në familjen e tij. Babai i Ademit dhe vëllezërit e tij, vendimin për lirimin e Agimit e kishin kuptuar përmes mediave, më saktësisht KTV-së.

Emocionet natyrisht nuk mundonin ndonëse në lirimin e Agimit askush nuk kishte dyshuar, ai ishte i pafajshëm.

Babai i Agim Murtezit: Unë e kam përkujtuar shumë i gëzuar që djali im ka dalë i pafajshëm dhe uroj që edhe ata të dalin si djali im.

I afërm i Murtezit: Nuk jemi lajmëruar kur e ka dhënë televizori e kuptova që e liruan Agimin nga burgu.

Ndonëse buzëqeshjet dot nuk mungonin arrestimi i Agimit dhe dërgimi i tij në Tribunalin e Hagës ka lënë gjurmë të thella pohojnë familjarët. Sidoqoftë Agimi që nga dita e sotme do ti kthehet jetës së përditshme.

Para arrestimit ai ishte duke vazhduar mësimet për gardian burgu në akademinë e policisë në Vushtrri. Gjatë gjithë kohës së luftës Agimi me familje kishte qëndruar në një fshat të komunës së Lipjanit. Kjo ka bërë që arrestimi i tij që në fillim të jetë vlerësuar si i pa kuptimtë jo vetëm nga familjarët por edhe nga bashkëfshatarët e tij.

Tani mbetet vetëm të kuptohet nëse do të pësoj ndokush për këtë lëshim të madh të Tribunalit të Hagës. Familjarët e Agimit presin fjalën e tij lidhur me këtë çështje, ndërkohë ka të ngjarë që padia apo ankesa të shkojë në adresë të Kombeve të Bashkuara./tvklan.al