Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për Ibrahim Licin. I riu u arrestua në mars për akuzën e gjobëvenies ndaj tregtarëve të Zdrales dhe rrugës së Kirasit  në Shkodër.

Sëbashku me të u prangosen edhe 7 persona të tjerë ndër ta dhe Muhamet Lici, i cilësuar si kreu i bandës. Këtij të fundit nuk iu ndryshua masa e sigurisë. Për më shumë se 9 muaj ky grup ka marrë nga tregtarët çdo muaj nga 1 mijë deri 3 mijë leke të reja.

Tv Klan