Daily Love Story-Autorja Ilda Lumani zbulon detajet për finalen, Xhesi flet pas eliminimit



Daily Love Story-Autorja Ilda Lumani zbulon detajet për finalen, Xhesi flet pas eliminimit

18:02 17/02/2021

Xhesi Peraj ishte konkurrentja e cila u eliminua në natën e 14-të të spektaklit Love Story.

Fill pas përfundimit të natës gjysmëfinale, bukuroshja nga Shkodra ka folur për emocionet dhe ndjesitë e saj në programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin.

Xhesi rrëfehet pas eliminimit, tregon çfarë i thanë prindërit

Më tej Xhesi ka treguar se çfarë i kanë thënë prindërit pasi nuk mori trëndafil.

Si ndihesh?

Pashë të treja takimet dhe kur i afrohesh fundit disa gjëra fillojnë dhe bëhen më të qarta. Me dy vajzat e tjera kishte më shumë ndjesi dhe ky është qëllimi i Love Story-t, ndjesitë.

Ndihem sikur kam një llojë boshllëku që nuk do jem më këtu, nuk do bëj këto intervistat…

Kë mendon se do të zgjedhë Saimiri?

Nuk di ta them, mendoj se të dyja vajzat i pëlqen për arsye të ndryshme sepse janë karaktere të ndryshme. Unë e kam një mendim timin por nuk dua ta jap.  Nuk kam pse jap një emër, të dyja vajzat janë fantastike.

Ke një As nën mëngë për finalen? Si përgjigjet Generda

Generda Braçe, tashmë njëra nga finalistet e spektaklit Love Story, ka treguar emocionet që përjetoi kur mori trëndafilin nga Saimiri.

Ajo u shpreh për programin “Daily Love Story” se është e lumtur që Saimiri ka arritur të shohë vlerat e saj, përveç bukurisë.

Më tej ajo ka theksuar se nuk shikon sjelljen e konkurrentes së saj Merit, por sjelljen e Saimirit.

E prisje trëndafilin?

Deri diku po sepse siç e thashë e kam ndjerë vërtetë Saimirin në takimin e fundit. Shpresoja dhe e prisja, nuk e di, ishin pak emocione të përziera.

“Akoma s’kam zbritur në tokë”, Meri rrëfen emocionet pasi mori trëndafilin

Njëra nga finalistet e Love Story, Meri Murrizi, ka folur për ndjesitë e saj pas spektaklit të natës së 14-të, teksa është shprehur se është shumë e emocionuar.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Meri ka thënë se ‘ende nuk ka zbritur në tokë’.

Më tej bukuroshja nga Elbasani ka folur edhe për eliminimin e Xhesit, për të cilën ka theksuar se është një vajzë me plot vlera.

Si ndihesh Meri?

Ende s’kam zbritur në tokë, as vetë nuk e kam kuptuar ende që jam në finale.

Si ndihesh tani që je finaliste?

Është një ndjesi e veçantë, nuk e shpjegoj dot. Mezi po pres të vijë dhe java tjetër dhe të shohim.

Autorja Ilda Lumani zbulon detajet për natën finale të Love Story

Autorja e Love Story, Ilda Lumani, ka folur së fundmi për vijueshmërinë e spektaklit teksa ka zbuluar edhe disa detaje për natën finale.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Lumani është shprehur se çdo gjë është ndjekur hap pas hapi dhe sigurisht që emocionet përjetohen edhe nga produksioni.

Më tej ajo ka zbuluar se takimet e radhës nuk do të zhvillohen në Shqipëri, por jashtë.

Si t’u duk nata gjysmëfinale?

Filmat ishin kaq të bukur, takimet shumë emocionuese, marrëdhëniet e vajzave kanë evoluar kaq shumë sa ty të dukej sikur njëra ishte e zgjedhura./tvklan.al










Të ngjashme