Liverpool ka arritur marrëveshjen për transferimin e portierit Giorgi Mamardashvili. Portieri do të bashkohet me skuadrën angleze, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Sipas ekspertit të merkatos, Liverpool ka arritur marrëveshjen me Valencian për shifrën e 35 milionë eurove, plus bonuset.

Palët kanë rënë dakord, që portieri gjeorgjian që qëndrojë edhe për këtë sezon te Valencia dhe verën e ardhshme të bashkohet me anglezët.

Gjithashtu klubi spanjoll ka ruajtur edhe 10% të kartonit, në rast rishitje të Mamardashvilit në të ardhmen.

23-vjeçari ka nisur vizitat mjekësore dhe më pas do të zyrtarizohet si lojtar i Liverpool. Të kuqtë do të mbajnë Alisson edhe për një sezon dhe më pas porta do i bësohet gjeorgjianit Mamardashvili. /tvklan.al