Liverpool mori një fitore të pastër ndaj Manchester United, me rezultatin 3-0, në sfidën e vlefshme për javën e tretë në Premier League.

Përballë njëra-tjetrës, ishin dy ekipe që kanë bërë histori në futbollin anglez, por në ndeshjen e sotme, ekipi i Arne Slot, ishte dominues në çdo aspekt.

Pjesa e parë në “Old Trafford”, u mbyll me avantazhin 0-2 të miqve, pas dopietës së shënuar nga Luis Diaz, në minutat 35 dhe 42.

Edhe fraksioni i dytë i lojës, nuk kishte shumë histori, pasi Liverpool, dukej i papërmbajtshëm. Mohamed Salah, realizoi edhe golin e tretë në minutën e 56-të, duke vulosur rezultatin në 0-3.

Për Liverpool, kjo është fitorja e tretë radhazi dhe i bashkohet skuadrës së Manchester City në krye me 9 pikë.

Në krahun tjetër, Manchester United, pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe zbret në vendin e 14-të me 3 pikë. /tvklan.al