Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, triumfoi në Çmimin e Madh të Italisë, në Formula 1. 26-vjeçari u rendit i pari në Monza, duke lënë pas tij të gjithë të tjerët.

Ishte një garë e bukur dhe emocionuese deri në fund. Norris, i McLaren, u nis i pari nga pole-position, por e humbi në start vendin, pasi u parakalua nga shoku i skuadrës, Oscar Piastri, me australianin, që në fund u rendit në vendin e dytë.

Leclerc, rrëmbeu vendin e parë 10 xhiro para fundit, për t’i dhënë suksesin skuadrës së Ferrarit.

Kampioni në fuqi, Max Verstappen, zuri vendin e gjashtë dhe ruan epërsinë me Lando Norris, në renditjen e përgjithshme, pasi ky i fundit e mbylli garën e sotme në vendin e tretë.

Sa i përket pjesës tjetër, Sainz i Ferrarit u rendit i katërti, para Lewis Hamilton, që e mbylli në vendin e pestë.

Me tetë gara të mbetura deri në fund, Verstappen, mban vendin e parë në renditjen e përgjithshme me 303 pikë, me 62 pikë më shumë se Norris i vendit të dytë.

Gara e radhës, do të jetë në Azerbajxhan, në Baku, pas dy javësh. /tvklan.al