Afrimi i verës te Napoli, David Neres, përjetoi një mbrëmje me emocione të përziera të shtunën. Sulmuesi brazilian, festoi fitoren me të kaltrit, që mposhtën 2-1 Parmën me përmbysje.

Megjithatë, pas ndeshjes, lojtari u përball me një situatë të frikshme. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Neres u sulmua në makinën ku ndodhej me partneren dhe vajzën e tij.  

Dy grabitës ndaluan makinën dhe pasi i thyen xhamin, i kërcënuan me armë. Neres dhe partnerja e tij, nuk bënë rezistencë, duke iu dhënë sende me vlerë, siç ishte një orë Rolex dhe ata më pas u larguan.

Neres u kthye në hotelin e Napolit, ku më pas bëri edhe denoncimin në polici. Lojtari së bashku me partneren dhe vajzën e tij, për fat të mirë, nuk morën asnjë lëndim. /tvklan.al