Jehona e Shqipërisë turistike e kalon kontinentin. Është e përditshmja “The New Zeland Herald”, ajo që i kushton një artikull vendeve interesante të kontinentit të vjetër, ku përfshihet edhe Shqipëria, si destinacioni më interesant që po bëhet i njohur vitet e fundit.

Ajo i referohet agjencisë së udhëtimeve “Contiki”, e cila e ka përshirë vendin tonë në turet e saj të udhëtimeve krahas 10 vendve më interesante për t’u vizituar.

Krahas Greqisë dhe Kroacisë që tashmë janë të njohura, një destinacion që duhet t’i kushtosh kohë është edhe Shqipëria. Ajo për të cilën Shqipëria po bëhet e njohur, sipas këtij artikulli janë plazhet me ujëra të pastra, vendet malore, por edhe fshatrat historike me kulture unike.

Krahas Shqipërisë, listohen edhe destinacione të tjera të Anglisë, Zvicrës, madje edhe nga Egjipti.

Tv Klan