“Love Story”, nis rrugëtimin romanca e parë e dashurisë live

Nën tingujt e “Queen-Crazy Little Thing Called Love”, nga unaza si simbol i programit, Alketa Vejsiu zbriti shkallët në skenën që do të celebrojë të parën romancë televizive live, në ekranin e TV Klan.

Nuk kemi për qëllim të fejojmë apo martojmë në mënyrë tradicionale dy të rinj, por duam të krijojmë një habitat romantik për dashurinë. Më pas protagonistët do të vendosin vetë nëse funksionon apo jo”, u shpreh ajo në preanzantimin e formatit të ri që është pritur me kërshëri të madhe nga audienca shqiptare.

Në poltronin e opinionistëve u ulën Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj, teksa kasti i vajzave ishte pjesë e skenës.

Protaginisti i spektaklit, Saimir Kasemi, në daljen e tij të parë në skenë u shpreh se është i emocionuar që është pjesë e spektaklit dhe se diçka të tillë ia kanë propozuar dhe më parë.

“Më kanë propozuar edhe në Gjermani për këtë emision, por unë jam shqiptar dhe jam krenar që jam shqiptar. Edhe  dashurinë e jetës kam vendosur ta gjej këtu”, tha ai.

Kush është Saimiri, protagonisti i “Love Story” që ka vendosur të gjejë dashurinë e jetës live

Saimiri një djalë i ri, që është rritur, edukuar, shkolluar dhe ka ngritur karrierën në Gjermani vendosi të gjejë fatin e tij në Shqipëri. Ai është një person i thjeshtë, i shkolluar, kavalier, me nje shpirt të ndjeshëm, dhe empatik. Saimiri punon si financier në profesion dhe sipërmarrës i disa bizneseve të suksesshme në Gjermani.

Protagonisti 33-vjeçar është eksplorator i realiteteve të reja, i ka rënë përqark botës dhe adhuron sportin. Ai ka lënë pas krahëve disa histori dashurie por beson fort tek dashuria e vërtetë.

Familja e tij ka qenë entuziaste kur mësoi pjesëmarrjen e tij në këtë spektakël, dhe e kanë mbështetur idenë që ndoshta Saimiri në Gjermani do t’ju kthehet me një partnere nga Shqipëria.

Saimiri ka një histori të gjatë jete për të rrëfyer. Nga ato që ngjajnë me të paktën treçerekun e familjeve shqiptare që kanë një histori emigrimi, ama është edhe mjaft e veçantë në rrugëtimin unik që Saimiri dhe familja e tij kanë bërë gjatë këtyre dekadave të vështira për të gjithë shqiptarët.
Saimiri është larguar në Gjermani me familjen kur ishte vetëm 8 vjeç. Asokohe, natyrisht, nuk i kuptonte aq mirë vendimet e prindërve dhe familjes, por vite më vonë, do ta vlerësonte shumë sakrificën e tyre për një të ardhme më të mirë.

Saimiri është diplomuar për financë dhe së bashku me familjen ka në zotërim disa biznese të suksesshme në Gjermani, në sektorin e restoranteve, por po ashtu menaxhon edhe një kompani taksish. Veç profesionit, i pëlqen shumë të udhëtojë dhe të merret me aktivitet fizik, kryesisht palestër (vihet re lehtësisht apo jo?)

Modeli që e ka frymëzuar gjithmonë ka qenë babai i tij. Futbolli ka qenë ëndrra e tij e parë, ka luajtur me skuadrat gjermane si Manheim dhe Stuttgard, por emocionin që i ka dhënë momenti kur ka luajtur për skuadrën e Tiranës, ka qenë i pakrahasueshëm.

“O shqiptare o hiç fare!”, porosia që i dha mamaja Saimirit para se të nisej për Shqipëri

Saimiri, një djalë i ri që është rritur, edukuar, shkolluar dhe ka ngritur karrierën në Gjermani vendosi të gjejë fatin e tij në Shqipëri.

Familja e tij ka qenë entuziaste kur mësoi pjesëmarrjen e tij në këtë spektakël, dhe e kanë mbështetur idenë që ndoshta Saimiri në Gjermani do t’ju kthehet me një partnere nga Shqipëria, madje mamaja ja ka bërë refren fjalinë “O shqiptare o hiç fare”!

Për Saimirin formati i një ‘reality dating show’ ka qenë joshës edhe më parë, por duhej që të realizohej në Shqipëri, që ai të bënte gati valixhen dhe të mbërrinte në Love Story në TV Klan.

Në klipin prezantues të Saimirit, babai, mamaja dhe motra e tij dhanë porositë e posaçme për vajzat, ku porosia e motrës “ma kini kujdes vëllanë”, ishte më pikantja.

Zbuloni kush janë 18 bukuroshet e “Love Story”

Ka nisur spektakli i shumëpritur në televizionin Klan, “Love Story”, nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu me autore Ilda Lumanin.

Janë 18 vajza që do të “luftojnë” për të fituar zemrën e “princit” të këtij emisioni. Por kush janë 18 konkurrente bukuroshe në këtë spektakël?

1 – Suela Karaj, 22 vjeçe nga Tirana. Studion për marketing, ndërkohë që kërcimi dhe piktura janë dy nga pasionet e saj më të mëdha. Pika e fortë e Suelës në program, me të cilën ajo do të sfidojë vajzat e tjera, do të jetë karakteri.

2 – Stelina Hoxha, 23 vjeçe nga qyteti i Kuçovës. Është trajnere tenisi. Dashuria e saj e parë ka qenë violina, ka ndjekur kurse për 7 vjet me radhë, derisa vendosi që të heqë dorë prej saj. Sporti është zgjedhja e duhur për Stelinën, e ka ndihmuar që të jetë një perfeksiononte e pagabueshme dhe fitimtare jo vetëm në fushë, por edhe në jetë.

3 – Xhesi Peraj, 26 vjeçe nga Shkodra. Profesioni i saj është juriste. Xhesi është një vajzë e drejtpërdrejtë, e bindur në atë që kërkon. E cilësojnë si kokëfortë, por është tolerante dhe e duruar. Të ndihmojë njerëzit i pëlqen shumë, prej kohësh është vullnetare në qendra të ndryshme sociale për moshat e treta dhe njerëzit në nevojë. I do shumë kafshët, por dashuria më e madhe për të janë macet.

4 – Kejda Topi, 23 vjeçe nga Tirana. Është prezantuese radiofonike. Radioja për të është shumë e rëndësishme, e cilëson si magjike. Pika e saj e fortë është zëri, pasi mendon se emocionet më të forta vijnë prej tij. Kohën e lirë pëlqen ta kalojë në palestër.

5 – Vivien Thano, 27 vjeçe nga qyteti i Durrësit. Profesioni i saj është menaxhere marketingu. Çdo gjë në jetë e ka ndërtuar vetë. Në fillim familja nuk kanë qenë dakord që Vivien të jetojë larg saj, por pas 9 vitesh ata janë shumë krenarë për të. Puna që bën i jep shumë kënaqësi, pasi merr shumë energji pozitive. Sportet që pëlqen më shumë janë volejbolli dhe basketbolli.

6 – Flavia Harizaj, 23 vjeçe nga qyteti i Fierit. Studente për financë. Gjithmonë i ka pëlqyer bota e televizionit, Flavia është më e lirshme para kamerës, sesa para njerëzve, për këtë e kanë ndihmuar fotosesinet dhe videoklipet ku ka marrë pjesë. I pëlqen shumë të kërcejë, pasi kërcimi për të largon të gjitha energjitë negative.

7 – Nensi Çullhai, 24 vjeçe nga Tirana, e diplomuar për financë. Natyrën e saj impulsive di ta menaxhojë shumë mirë me diplomacinë që e karakterizon. Shpirti garues dhe fakti që arrin të përshtatet lehtësisht, e bën të fitojë gjithmonë. Pikat e saj të forta janë sinqeriteti, besnikëria dhe shpirti gazmor. Kohën e lirë pëlqen ta kalojë duke luajtur volejboll ose basketboll.

8 – Klea Shkurti, 24 vjeçe nga Kavaja. Ka mbaruar studimet për gazetari, ka punuar për disa vite në prapaskenë, por tani ka vendosur të zbulojë magjinë e ekranit. Poezia është pasioni i saj më i madh. E nis ditën me entuziazmin e tyre dhe qetësohet para se të flejë duke hedhur në letër ndjesitë e saj. I pëlqen të kërcejë çdo muzikë, por do të veçonte muzikën latine.

9 – Jonida Eshja, 23 vjeçe nga Elbasani. Studente për dizajn. Rruga drejt qytetit për një vajzë nga fshati nuk është e lehtë, por nëse ke guximin dhe ambicien e Jonidës, gjithçka arrihet. Kërcimi është një moment magjik për të që e çliron nga stresi dhe i ndriçon mendjen.

10 – Silvana Xhani, 22 vjeçe, studente për gjuhët e huaja në Milano. Është modele shoëroomi te ElisabettaFranchi. Në moshën 12-vjeçare është larguar me familjen e saj nga Shqipëria. Shkon çdo ditë në palestër, përveçse e ndihmon që të ketë një trup të bukur, i fal shumë kënaqësi. Pamja e ka ndihmuar në çdo punë që ka qenë, por ambicia është arma e saj e fortë. Sporti që i pëlqen më shumë është basketbolli.

11 – Albana Xhani, 22 vjeçe, studente për gjuhë të huaja në Milano. Është modele shoëroomi te ElisabettaFranchi. Njeriu më i dashur për të është padyshim motra e saj binjake, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Janë kudo bashkë, dhe programi “LoveStory” nuk bën përjashtim për to. Për vite me radhë ka ndjekur kurse kërcimi, i ka pëlqyer që e vogël, por tani ka mbetur thjesht një pasion. Është shumë e drejtpërdrejtë, impulsive dhe kokëfortë.

12 – Enxhi Haxhiu, 26 vjeçe nga Tirana. Është make up artiste. Kërcimi ka qenë për 20 vite dashuria e saj e parë dhe e vetme. Në jetë nuk i është dashur të sforcohet shumë për të arritur diçka, sepse ka besim te vetja, ka bërë atë që i ka pëlqyer dhe gjithmonë ja kam dalë mbanë. Me keqardhje, ka hequr dorë nga investimi më i madh i jetës, baleti. Vendosi të hapë një biznes që i kushtohet bukurisë. Tani është më e sigurt, më e fortë dhe më e pavarur.

13 – Drita Perhati, 23 vjeçe nga Tirana. Ka mbaruar studimet për menaxhim politikash sociale. Është e qetë, por brenda saj fshihet vajza ambicioze. Ka një biznes me anë të të cilit organizon evente dhe përpiqet t’u dhurojë njerëzve momente që mbahen mend në kujtesë. Një nga gjërat që i pëlqen më shumë Dritës është të pikturojë portrete. Kohën e lirë e kalon duke luajtur volejboll.

14 – Meri Murrizi, 23 vjeçe nga Elbasani. Është modele. Personi më i dashur për të është gjyshja, është rritur me të dhe çdo gjë e ka mësuar prej saj, përfshi këtu edhe gatimet e ndryshme tradicionale. Jeta e saj ndryshoi 360 gradë kur nisi të punojë si modele. Ka jetuar dhe punuar në Turqi dhe Indi, ku kapozuar për shumë marka të njohura. I pëlqen shumë muzika klasike.

15 – Keisi Zela, 24 vjeçe nga Tirana. Profesioni i saj është gazetare. Arma e saj e fortë është fjala. Do që të jetë në qendër të vëmendjes, por ama është edhe altruiste dhe jep shpirtin për të tjerët. I pëlqen hipizmi, një sport që e ka praktikuar që kur ka qenë e vogël, moment ky i cili kristalizoi edhe dashurinë e saj për kafshët. Kohën e saj të lirë e kalon gjithmonë me dy qenushat e saj, pasi i falin qetësi dhe shumë dashuri.

16- Juli Melyshi, 22 vjeçe nga Tirana. Studente dizajni. Që në moshë të vogël i ka pëlqyer që veshjet e saj t’i dizajnojë vetë, nuk i ka pëlqyer që të vishet si të gjitha moshataret. Është shumë e kujdesshme që çdo veshje dhe aksesor të reflektojë atë çka ajo është. Adhuron natyrën, peizazhet e bukura dhe perëndimet e diellit, sepse i japin frymëzim.

17 – Arjana Shabani, 26 vjeçe nga Elbasani. Është një trajnere personale për zumba dhe kërcime. Misioni i profesionit të saj është t’i bëjë njerëzit të ndihen gjithmonë të bukur dhe në formë. Prej vitesh jeton në Greqi, por sa herë ka mundësi rikthehet në vendlindje. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të, pasi ka ardhur për të gjetur partnerin e jetës. Sporti që i pëlqen më shumë është futbolli dhe volejbolli.

18 – Enxhëll Lengo, 25 vjeçe nga Gjirokastra. Profesioni i saj është laborante dentare. Për më shumë se 10 vite ka qenë balerinë, por ka hequr dorë kur ka filluar gjimnazin. Është pak e ndrojtur, ndaj nuk e fsheh që shpesh disa nga dëshirat e saj janë frenuar për shkak të natyrës që e karakterizon. Ka ardhur në “Love Story” për të sfiduar veten.

Xhesi i sjell letër Saimirit nga personi i saj më i dashur!

S’kanë fund surprizat dhe të papriturat në spektaklin Love Story nw TV Klan, reality dating show i parë në Shqipëri i këtij formati, ku një kast i mrekullueshëm vajzash do të sfidojnë veten dhe njëra-tjetrën në rrugën për të bërë për vete Saimirin.

Kokurrentja Xhesi, vendosi ta surprizojë 33-vjeçarin me një letër, që në fakt e kishte shkruar një pjesëtare tepër e rëndësishme e familjes së saj.

“Të kisha parë në klip por qenke shumë më i mirë se pritshmëritë e mia. Familja është gjithçka për mua dhe kam një porosi për ty që është nga një person shumë i shtrenjë që është halla ime”, u shpreh Xhesi.

Teksa pohoi se edhe ai është një person familjar, Saimiri i tha Xhesit që halla të mos kishte merak për të pasi ndodhej në duar të sigurta.

“Edhe unë në fakt jam shumë i lidhur me familjen time, kështu që më vjen mirë. Do ti themi hallës që je në duar të sigurta këtu dhe mos bëhet merak”, iu përgjigj Saimiri me buzëqeshje, pasi lexoi letrën e hallës së Xhesit.

Xhesi është një vajzë 26-vjeçare nga Shkodra, me profesion juriste.

Ajo shprehet se është një person i drejtpërdrejtë dhe e bindur në atë që kërkon.

Shpesh e cilësojnë si kokëfortë, por është tolerante dhe e duruar. Xhesit  i pëlqen shumë të ndihmojë njerëzit dhe prej kohësh është vullnetare në qendra të ndryshme sociale për moshat e treta dhe personat në nevojë.

Ajo rrëfen se i do shumë kafshët, por dashuria më e madhe për të janë macet.

E puth në buzë që në takimin e parë, njihuni me vajzën që surprizoi Saimirin dhe publikun

Dhurata, emocione dhe gjeste mjaft të guximshme e kanë shoqëruar natën e parë të reality show-t më të ri në ekranet shqiptare, teksa emisioni Love Story në TV Klan ka rezervuar akoma më shumë të papritura.

Kësaj here ka qenë konkurrentja Vivien, ajo e cila ka lënë pa fjalë princin e Love Story, duke i dhuruar atij një puthje në buzë.

Ajo i kërkoi si fillim t’i mbyllte sytë duke i thënë se kishte një surprizë për të dhe më pas e puthi në befasi.

“Më në fund. Unë jam Vivien. Kam një surprizë për ty por duhet të të mbyll sytë”, tha ajo teksa i lidhi sytë me një shami të zezë dhe më pas i dhuroi puthjen.

Mes të qeshurash Saimiri i thotë se kjo ishte surpriza më e këndshme e mbrëmjes.

“Vivien, ishte surpriza më e këndshme për sot. Normal, jam unë ai që e marr iniciativën, por më pëlqen që edhe një vajzë të jetë e guximshme”, i thotë Saimiri pasi heq shaminë nga sytë”.

Vivien është një vajzë 27-vjeçare nga qyteti i Durrësit.

Profesioni i saj është menaxhere marketingu dhe ajo shprehet se çdo gjë në jetë e ka ndërtuar vetë.

Në fillim familja nuk kanë qenë dakord që Vivien të jetojë larg saj, por pas 9 vitesh ata janë shumë krenarë për të.

Ajo tregon se puna që bën i jep shumë kënaqësi, pasi merr energji pozitive. Sportet që pëlqen më shumë janë volejbolli dhe basketbolli.

I dedikon poezi dhe i premton një libër, Saimiri: Hera e parë që më dedikojnë vargje!

Ka nisur me emocione dhe plotë të papritura reality dating shoë i parë në Shqipëri, ku vajzat konkurrente të Love Story në TV Klan, kanë surprizuar Saimirin, biznesmenin shqiptar që jeton në Gjermani dhe ka vendosur të gjejë dashurinë e jetës në vendin e tij të lindjes.

Klea kishte rezervuar një surprizë mjaft të veçantë për Saimirin, teksa kishtë shkruar një poezi dedikuar atij.

“Jam shumë e lumtur që të shikoj, më në fund erdhi dita. Kam një surprizë për ty, të lutem zgjidh një nga duart. është një poezi e shkruar enkas për ty. Nëse do më jepje mundësinë që të njiheshim më shumë, jo vetëm një poezi por një libër do shkruaja për ty”, u shpreh Klea.

Ndërkohë Saimiri theksoi se poezia i pëlqeu shumë dhe se kjo ishte hera e parë që dikush shkruante një poezi për të.

“Shumë faleminderit, më pëlqeu shumë dhe kjo është poezia e parë që një vajzë ka bërë për mua”, u shpre protagonisti i Love Story.

Klea është një vajzë 24-vjeçare nga Kavaja, e cila ka mbaruar studimet për gazetari dhe ka punuar për disa vite në prapaskenë, por tani ka vendosur të zbulojë magjinë e ekranit.

Poezia është pasioni i saj më i madh dhe ajo shprehet se e nis ditën me entuziazmin e tyre dhe qetësohet para se të flejë duke hedhur në letër ndjesitë e saj.

Gjithashtu, Kleas i pëlqen të kërcejë çdo muzikë, por do të veçonte muzikën latine.

Në “Love Story” nuk flitet vetëm shqip, çfarë i tha Jonida Saimirit në gjermanisht!

S’kanë fund surprizat dhe të papriturat në emisionin Love Story në TV Klan, reality dating show i parë në Shqipëri i këtij formati, ku një kast i mrekullueshëm vajzash do të sfidojnë veten dhe njëra-tjetrën në rrugën për të bërë për vete Saimirin.

Konkurrentja Jonida u përshëndet në një mënyrë ndryshe nga vajzat e tjera me Saimirin, teksa i’u drejtua me disa fjalë gjermanisht, gjuha e vendit ku jeton 33-vjeçari.

Fliske gjermanisht! Më bëhet qejfi që di dhe gjermanisht pasi është një gjuhë e vështirë”, i tha Saimiri i surprizuar.

Më tej, Jonida e ftoi të kërcenin së bashku.

“Unë kam qenë në Gjermani dhe më pëlqen shumë. Dua të të ftoj të kërcejmë por edhe këtë do ta them gjermanisht”, u shpreh ajo.

Më pas ata shijuan një vals të këndshëm mes tyre dhe u përshëndetën sërish në gjermanisht.

Jonida është një vajzë 23-vjeçare nga Elbasani, e cila studion për dizajn.

Rruga drejt qytetit për një vajzë nga fshati nuk është e lehtë, por nëse ke guximin dhe ambicien e Jonidës, gjithçka arrihet.

Ajo shprehet se kërcimi është një moment magjik për të, pasi e çliron nga stresi dhe i ndriçon mendjen.

Lanë Italinë për “Love Story”, njihuni me motrat binjake që sfiduan pandeminë për Saimirin

Silvana dhe Albana janë dy motrat binjake që kanë vendosur të bëjnë për vete Saimirin, “princin e kaltër” të show-t më të ri në TV Klan, Love Story.

Silvana, pas fjalëve përshëndetëse me 33-vjeçarin, u shpreh se ka bërë një sakrificë të madhe për të, pasi u kthye nga Italia dukë sfiduar pandeminë, vetëm për të takuar dhe njohur Saimirin.

“Quhem Silvana, jetoj në Milano dhe jam kthyer pas shumë vitesh në Shqipëri. Kam sfiduar virusin dhe pandeminë për të qenë këtu”, tha ajo.

Ndërkohë, Saimiri teksa e komplimenton, shprehet se kjo është sfida e parë që ajo ka fituar pasi do ketë edhe të tjera sfida me të.

“Kjo është sfida e parë që ke fituar dhe besoj se do kemi edhe shumë sfida të tjera bashkë. Je shumë e bukur”, i thotë ai.

Silvana dhe Albana janë dy motrat binjake që kanë vendosur të bëjnë për vete Saimirin, “princin e kaltër” të show-t më të ri në TV Klan, Love Story.

Silvana, pas fjalëve përshëndetëse me 33-vjeçarin, u shpreh se ka bërë një sakrificë të madhe për të, pasi u kthye nga Italia dukë sfiduar pandeminë, vetëm për të takuar dhe njohur Saimirin.

“Quhem Silvana, jetoj në Milano dhe jam kthyer pas shumë vitesh në Shqipëri. Kam sfiduar virusin dhe pandeminë për të qenë këtu”, tha ajo.

Ndërkohë, Saimiri teksa e komplimenton, shprehet se kjo është sfida e parë që ajo ka fituar pasi do ketë edhe të tjera sfida me të.

“Kjo është sfida e parë që ke fituar dhe besoj se do kemi edhe shumë sfida të tjera bashkë. Je shumë e bukur”, i thotë ai.

“Prapë ti”, Saimiri ngatërron binjaket që kanë vendosur ta joshin njëkohësisht

Nuk kanë fund surprizat në spektaklin “Love Story”, ku dy motra binjake kanë vendosur të bëjnë për vete Saimirin, protagonistin e këtij “dating show”.

Albana dhe Silvana, si dy pika uji, pritet të shfaqin atë çfarë është e ndryshme tek to, karakterin e tyre.

Pas takimit me Silvanën, Saimiri i drejtohet Albanës me fjalët “prapë ti”, duke menduar që është i njëjti person.

Ndërkohë, Albana prezanton veten dhe i thotë që është motra binjake dhe se kanë vendosur që ta joshin atë njëkohësisht të dyja.

“Un jam binjakja, quhem Albana dhe dua të them që je me fat sepse je djali i parë që ne vendosëm të joshim të dyja njëkohësisht, kështu që ke dy përgjegjësi mbi shpatulla”, shprehet Albana.

Ndërkohë Saimiri thekson se edhe pse motrat kanë të njëjtën aparencë, ajo që mbete të zbulohet është karakteri i tyre. Më tej ai e ngacmon edhe për faktin që jetojnë në shtete të ndryshme, teksa shprehet i vendosur se Albana do të përfundojë duke jetuar në Gjermani.

“Ju jeni një aparencë por do shohim karakterin si do jeni. E mendon që ta lësh italinë dhe të jetosh në gjermani? Për dashurinë bëhen këto sakrifica. Ose duhet të jetoj unë në Itali ose ti në Gjermani, por shanset më të madha janë që të vish ti në Gjermani”, tha Saimiri.

Albana, shprehet se njeriu më i dashur për të është padyshim motra e saj binjake, pasi janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

Albana tregon se ato janë kudo bashkë, dhe programi “Love Story” nuk bën përjashtim për to.

Ajo shprehet se për vite me radhë ka ndjekur kurse kërcimi, i ka pëlqyer që e vogël, por tani ka mbetur thjesht një pasion.  Albana e përshkruan veten si një vajzë shumë të drejtpërdrejtë, impulsive dhe kokëfortë.

Robert Aliaj ngacmon Saimirin për virgjërinë e vajzave të Love Story

Opinionisti i spektaklit Love Story në Tv Klan, Robert Aliaj, ka ngacmuar protagonistin, Saimirin, lidhur me virgjërinë e 18 vajzave që luftojnë për të fituar zemrën e tij.

Aliaj u shpreh se në Shqipëri, meshkujt presin akoma që vajzat të jenë të virgjëra, ndërsa ka pyetur Saimirin se sa i gatshëm është që ta pranojë faktin nëse këto vajza do të kenë patur disa lidhje në të kaluarën.

“Është një e vërtetë që nëse do themi dimensioni emancipues edhe që ja vlen për Shqipëri ta përmendim, është që meshkujt akoma vazhdojnë presin që femrat të jenë të virgjëra. Dhe nuk e di Saimiri sa është i ndërgjegjshëm që këto vajza mund të kenë pasur të dashur më shumë se 3-4”.

Sa i përket takimeve me disa nga vajzat dhe puthjes që Vivien i dha Saimirit, Robert Aliaj u shpreh: “Një puthje kur ti mendon që po puth personin që ti mendon se do ndash pjesën tjetër të jetës, edhe nuk i gjeta as alkiminë që krijohet, nga situata dhe nga zhvillimet që ka një marrëdhënie që të çon deri tek puthja. Dhe mënyra sesi i bëri buzët, që është tipike mënyra sesi përgatitet një vazjë para se të puthi, nuk ndodhi. Kështu që jam i zhgënjyer nga të gjithë fazat, nga vajzat dhe Saimiri. Ka shumë kalkulime. Dhe tek Saimiri kam shumë arsye të dyshoj sepse duke qënë tregtar nuk e di pse erdhi Saimiri ketu? Erdhi të promovojë vetveten? Biznesin e vet? Se mu duk më shumë në bisedë që pati me vajzat si tregtar ikonash. Ishin të llogaritura, pa emocionin e duhur, pa trakun që të jep kontakti parë me një femër të panjohur. Duhet të jenë më të sinqerta. Femrat që nuk janë të sinqerta dhe nuk kanë zbuluar vetveten nuk arrijnë shumë, kështu që bëni maksimumin të jeni vetëvetja”. 

“Më surprizoi me puthjen”, Saimiri veçon një vajzë nga takimet e para: Nuk e prisja

Janë prezantuar të gjitha vajzat e “Love Story”. Saimir Kasemi është njohur me të gjitha konkurrentet dhe ka shkëmbyer me to emocionet e para.

Saimiri ka veçuar një prej tyre, pasi ajo zgjodhi ta puthë në buzë që në takimin e tyre të parë. “Për mua të gjitha vajzat janë të bukura dhe të veçanta në mënyrën e tyre, por Vivien më surprizoi shumë me puthjes sepse nuk e prisja”, tha Saimiri.

Ndërkohë Alketa Vejsiu zbuloi se vajza ka bërë dhe një ndërhyrje estetike që të dukej sa më perfekte para djalit të “Love Story”, por ai shtoi se nuk do që një vajzë të jetë perfekte por të jetë siç është, e thjeshtë.

Për ndërhyrjen do thoja s’ka pasur nevojë sepse unë çdo vajzë që më pëlqen s’ka nevojë të jetë perfekte por dashuria i merr gjërat siç vijnë”, shtoi ai.

Vivieni është 27-vjeçare, e cila e suprizoi duke i mbyllur sytë dhe duke i falur një puthje në buzë.

“Të solli avioni apo ke rënë nga qielli”, Ariana mbërthehet nga emocionet në takimin me Saimirin

Ka nisur me emocione dhe plot të papritura ‘reality dating show’ i parë në Shqipëri, ku vajzat konkurrente të ‘Love Story’ në Klan, kanë surprizuar Saimirin, biznesmenin shqiptar që jeton në Gjermani dhe ka vendosur të gjejë dashurinë e jetës në vendin e tij të lindjes.

Me një buzëqeshje emocionuese në fytyrë, Ariana e nisi takimin e parë me Saimirin me fjalët “të solli avioni apo re nga qielli, ndërsa Saimiri, teksa e falenderoi për komplimetin, tha se e solli avioni.

Arjana u shpreh se kishte shumë emocione, gjë që reflektohej edhe në sytë e saj, por Saimiri duke i mbajtur duart, i tha se do mundohet që ta bëjë të ndihet më komode.

Teksa e komplimentoi për veshjen, protagonisti i “Love Story” vuri re një detaj në flokët e Arianës, lulen e kuqe.

“Dukesh fantastike. Me këtë lulen në flokë dukesh si ato kërcimtaret spanjolle”, shprehet Saimiri.

Duke pohuar që është një e tillë, Ariana dhe Saimiri shijuan edhe një kërcim sëbashku, duke e shoqëruar me disa përafime të ngrohta.

Ariana, një vajzë 26-vjeçare nga Elbasani, është trajnere personale për zumba dhe kërcime.  Ajo shprehet se misioni i profesionit të saj është t’i bëjë njerëzit të ndihen gjithmonë të bukur dhe në formë. Prej vitesh jeton në Greqi, por sa herë ka mundësi rikthehet në vendlindje.

Ajo thekson se ky është një moment shumë i rëndësishëm për të, pasi ka ardhur për të gjetur partnerin e jetës.

Kush është vajza që ka marrë bekimin e babait për të ardhur në Love Story

Ka startuar plot emocione dhe surpriza emisioni më i ri në TV Klan, Love Story, ku Saimiri do të njihet me vajzat që janë bërë pjesë e këtij reality dating show për të fituar zemrën e tij dhe për të sfiduar veten e njëra-tjetrën.

Ajo që ka impresionuar prinicin e kaltër të këtij shoë kësaj here, ka qenë Drita, konkurrentja e cila i dhuroi atij një portret të punuar me duart e saj.

“Un jam Drita dhe gëzohem që të takoj. Kjo është një surprizë për ty. Mendoj se e kam realizuar më së miri atë buzëqeshjen që të karakterizon ty”, u shpreh ajo teksa ‘dridhej’ nga emocionet.

Teksa e falenderoi për këtë dhuratë, Saimiri u shpreh se ky ishte portreti i parë që merr nga një vajzë dhe se do t’i gjejë një vend të veçantë për ta mbajtur në shtëpinë e tij.

“Shumë e bukur, faleminderit. Kjo është portreti i parë që më dedikon një vajzë. Do ti gjej një vend të veçantë për ta vënë”, tha ai.

Drita është një vajzë 23-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbaruar studimet për menaxhim politikash sociale.

Ajo shprehet se është e qetë, por brenda saj fshihet vajza ambicioze.

Drita ka një biznes me anë të të cilit organizon evente dhe përpiqet t’u dhurojë njerëzve momente që mbahen mend në kujtesë.

Një nga gjërat që i pëlqen më shumë Dritës është të pikturojë portrete dhe kohën e lirë e kalon duke luajtur volejboll.

Meri bën “gol” që në takimin e parë, zbulon të shkuarën e Saimirit

Spektakli më i ri në TV Klan, Love Story, ka nisur me surpriza, teksa konkurrentja Meri ka impresionuar Saimirin me dhuratën e saj tepër të veçantë për të.

Meri kishte ngjitur në pjesën e pasme të fustanit të saj bluzën e ekipit të Tiranës, ku shkruhej emri i tij, si një ish-lojtar i klubit kryeqytetas.

“Po ti nga e di këtë. Shumë e bukur, është një surprizë shumë e bukur. Kam luajtur për Tiranën dikur”, tha Saimiri.

Më tej, Meri u shpreh se edhe asaj i pëlqen futbolli dhe se mund të shikonin një ndeshje së bashku në ditët në vijim.

“Unë jam Meri dhe kam një surprizë për ty. Uroj të kem goditur në shenjë. Mua më pëlqen shumë futbolli dhe ndoshta do kemi mundësinë të shikojmë ndonjë ndeshje bashkë.

Le t’i urojmë fat njëri-tjetrit në këtë rrugë që do të bëjëm, për të fitur unë zemrën tënde por edhe ti zemrën time”, tha Meri mes emocionesh.

Meri, 23 vjeçarja nga Elbasani punon si modele. Ajo shprehet se personi më i dashur për të është gjyshja, pasi është rritur me të dhe çdo gjë e ka mësuar prej saj, përfshi këtu edhe gatimet e ndryshme tradicionale.

Ajo rrëfen se jeta e saj ndryshoi 360 gradë kur nisi të punojë si modele, teksa ka zhvilluar jetën profesonale në Turqi dhe Indi, ku ka pozuar për shumë marka të njohura. Gjithashtu, Merit i pëlqen shumë muzika klasike.

Rruga për te zemra kalon nga stomaku, Enxhëll sjell llokume nga Gjirokastra

Ka nisur me emocione dhe plotë të papritura reality dating show i parë në Shqipëri, ku vajzat konkurrente të Love Story në Klan TV kanë surprizuar Saimirin, biznesmenin shqiptar që jeton në Gjermani dhe ka vendosur të gjejë dashurinë e jetës në vendin e tij të lindjes.

Enxhël, një nga konkurrentet në garë për të fituar zemrën e Saimirit, vendosi ta befasojë 33-vjeçarin me një kuti llokumesh, teksa i shijuan nga duart e njëri-tjetrit.

“Jam shumë e lumtur që të takoj. Unë si një vajzë gjirokastrite dhe tradicionale që jam, të kam sjellë këto llokume në shenjë mirëseardhjeje”, u shpreh Enxhëll.

Ndërkohë, Saimiri i tha se e kishte zënë në një pikë të dobët pasi atij i pëlqejnë shumë ëmbëlsirat.

“Më ke kapur në një pikë të dobët sepse unë ëmbëlsirat i kam shumë qef. qenke shumë e bukur dhe dukesh si një aktore Hollyëood-i, me atë stilin e flokëve. I paske sytë shumë të bukura. Ti qenke më e ëmbël se llokumi që hëngra. Qenke shumë e mirë”, u shpreh Saimiri mes emocionesh. 

Enxhëll është një vajzë 25-vjeçare nga Gjirokastra dhe profesioni i saj është laborante dentare. Për më shumë se 10 vite ka ajo qenë balerinë, por ka hequr dorë kur ka filluar gjimnazin.

Enxhëll është pak e ndrojtur, ndaj nuk e fsheh që shpesh disa nga dëshirat e saj janë frenuar për shkak të natyrës që e karakterizon. Ajo rrëfen se ka ardhur në “Love Story” për të sfiduar veten.

I dhuroi trëndafil blu, Keisi tregon simbolikën për Saimirin

Ka nisur me emocione dhe plotë të papritura reality dating shoë i parë në Shqipëri, ku vajzat konkurrente të Love Story në TV Klan, kanë surprizuar Saimirin, biznesmenin shqiptar që jeton në Gjermani dhe ka vendosur të gjejë dashurinë e jetës në vendin e tij të lindjes.

Kejsi, një vajzë simpatike dhe plotë e energji vendosi që të jetë ajo e para për t’i dhuruar 33-vjeçarit një trëndafil blu, duke e lajmëruar se pret një trëndafil të kuq në shkëmbim.

“Je shum i mirë. Un jam e para që kam vendosur të të bëj dhuratë një trëndafil. Shpresoj që më vonë edhe ti të ma konvertosh në një trëndafil të kuq atë. Si mendon, mos jam gjë unë më e mira për ty?”, u shpreh Kejsi.

Më tej, Saimiri i’u përgjigj se ndihej i lumtur për këtë gjest nga ana e saj dhe se trëndafili që ajo i dhuroi ka vlerën e 100 trëndafilave të kuq.

“Shpresoj që ky trëndafil të ketë vlerën e 100 trëndafilave të kuq. Jam mashkulli më i lumtur për ktë”, u shpreh Saimiri.

Keisi , 24-vjeçarja nga Tirana me rofesion gazetare, shprehet se arma e saj e fortë është fjala. Asaj i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por ama është edhe altruiste dhe jep shpirtin për të tjerët.

I pëlqen hipizmi, një sport që e ka praktikuar që kur ka qenë e vogël, moment ky i cili kristalizoi edhe dashurinë e saj për kafshët.

Kejsi tregon se kohën e saj të lirë e kalon gjithmonë me dy qenushët e saj, pasi i falin qetësi dhe shumë dashuri.

Emocione dhe surpriza në Love Story, cilat vajza morën trëndafil në natën e parë

Mbrëmja e parë e spektaklit Love Story në Tv Klan u shoqërua me shumë emocione, teksa vajzat konkurrente dëgjuan komentet për takimet me Saimirin.

Në nisje të spektaklit, u njoftua se do të eliminoheshin dy vajza, lajm i cili shtoi rrahjet e zemrës dhe adrenalinën në studio.

Vajzat diskutuan dhe komentuan mes tyre takimet e njëra-tjetrës, teksa dëgjuan edhe komentet e protagonistit të Love Story, Saimirit.

Por surpriza në fund u bë nga produksioni, teksa Alketa Vejsiu deklaroi se çështja e eleminimeve ishte thjesht një shaka dhe se në natën e parë nuk do të ketë asnjë vajzë që largohet.

Love Story, kush janë tre vajzat më të votuara nga publiku për takimin e radhës me Saimirin

Mbrëmja e parë e spektaklit Love Story në Tv Klan rezervoi shumë emocione, surpriza e të papritura, duke thyer një rekord shikueshmërie.

Tv Klan vendosi në dispozicion të publikut edhe një sondazh në faqen e web tvklan.al, ku do të votoheshin vajzat konkurrente për të fituar një takim me Saimirin.

Pas mbylljes së sondazhit, 3 vajzat më të votuara që publiku ka kërkuar të dalin në takimin e radhës me Saimirin, ishin Vivien Thano, Keida Topi dhe Suela Karaj. Por do të jetë Saimiri që do të vendosë nëse do të marrë parasysh dëshirën e publikut për të dalë me 3 bukuroshet në takim./tvklan.al