Akuza VMRO-DPMNE-së për zvarritjen e ligjit për Prokurorinë

Zgjedhje më 12 Prill do të ketë, janë të prerë nga LSDM-ja. Iniciativën e djeshme të opozitës e quajnë një bllof, siç thonë, për të parandaluar disa procese dhe që Ligji për Prokurori Publike të mos hyjë në procedurë.

“Më 12 Prill do të ketë zgjedhje. Nëse Kuvendi do të shpërbëhet më 12 Prill varet se në çfarë pushimi do të hyjë VMRO-DPMNE-ja lidhur me Ligjin për Prokurori Publike dhe ligjet tjera. Të gjitha afatet kushtetuese dhe ligjore do të respektohen”, thotë deputeti i LSDM, Jovan Mitrevski.

VMRO-DPMNE-ja nuk është kundër Ligjit për Prokurori Publike, por kundër ligjit partiak, janë kundërpërgjigjur nga opozita maqedonase. Ata mbeten në qëndrimin që për zgjidhjen ligjore të merren parasysh qëndrimet e ekspertëve.

Në Kuvendin e Maqedonisë draft-versioni për të cilin u debatua në debatin public me ekspertët ende nuk është në procedurë parlamentare. Shohim se ministrja e Drejtësisë nuk është aspak e gatshme që t`i respektojë vërejtjet e ekspertëve. Xhaferi me materialet që i ka marrë nga VMRO-DPMNE-ja duhet të caktojë seancë për shpërndarjen e Kuvendit”, shprehet deputeti i VMRO-DMPNE, Nikola Miçevski.

Kuvendit të Maqedonisë së Veriut i mbeten edhe disa ditë për ta shqyrtuar ligjin, miratimi i të cilit kërkon votën e 80 deputetëve, që sipas liderit të LSDM-së Zoran Zaev, ende nuk janë siguruar, por ekziston mundësia që të sigurohen me pranimin e disa vërejtjeve nga grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së.

Tv Klan