Pasi ka rishprehur qëndrimin kundër të partisë së tij ndaj projektligjit që parashikon rritje të taksave vendore, Ilir Meta ka akuzuar Ramën si bashkëpunues në këtë iniciativë.

Ilir Meta: “Është për të ardhur keq që në iniciativën e djeshme ka pasur si aleat edhe kreun e Partisë Socialiste, që nga instikami i copës së pushtetit që drejton ka qenë bashkë-iniciator dhe bashkëpërgjegjës për realizimin e këtij projektligji, që synon një goditje të re dhe të fuqishme mbi standardin e jetesës dhe mirëqenien e shumicës së qytetarëve shqiptar.”

Kryetari i LSI-së parashtroi në një deklaratë argumentet që sipas tij vërtetojnë përpjekje qeveritare për të varfëruar shqiptarët. Projekti i ri për taksat vendore ndezi një debat të ashpër në kuvend mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Debate që detyruan ministrin e Financave Bode, të deklarojë tërheqjen e projektit dhe rikthimin tij për diskutim në komision./tvkaln.al

Gazetare: Menada Zaimi

Operator: Enver Shehu