Lajme Arkiva 2003

Ministri i Rendit Luan Rama ka pritur në zyrën e tij shefin e misionit të OSBE-së në Tiranë Osmo Lipponen dhe më pas ambasadorin Robert Beri, shefi i ODIHR-it për misionin vëzhgues të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Debatet dhe kundërshtitë pas ndryshimeve të ligjit për policinë, kapitulli për zgjedhjet, kanë bërë që shefi i policisë Lipponen të kërkojë një informacion të detajuar për strukturat dhe detyrat ligjore të policisë së shtetit gjatë procesit zgjedhor.

Nga ana e tij ministri Rama është shprehur se ndryshimet në ligj janë bërë me qëllim për mbushjen e kërkesave për një proces votimi të sigurt. Ju ftojmë ju të monitoroni nga afër të gjithë përgatitjet që policia ë shtetit po bën për zgjedhjet e 12 tetorit është shprehur Ministri i Rendit.

“Kam ftuar gjithashtu zotin Berisha të vijë dhe të marrë informacionin e nevojshëm nëse realisht është i preokupuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, ka deklaruar Ministri i Rendit. Ambasadorët Lipponen dhe Beri janë shprehur se këto zgjedhje kanë  një rëndësi të veçantë dhe janë një test i rëndësishëm për vetë zhvillimet demokratike në Shqipëri./tvklan.al