Ministri i Rendit Luan Rama, ka raportuar përpara Komisionit Kuvendor të Integrimit për punën e bërë pas vërejtjeve për policinë dhe qeverinë Shqiptare të dhëna në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Në lidhje me krimin e organizuar dhe inkriminimin e pjestarëve të strukturës së rendit, ministri është shprehur se po punohet me shtrirjen e sektorëve antikrim në çdo komisarjat të vëndit. Ndërësa efektivat blu tashmë janë përpara një fushate ndryshimesh në poste, lidhur kjo me vënien në funksion të ligjit të gradave policore.

Luan Rama: “Nga dita e nesërme në Policinë e Shtetit fillon aplikimi i gradave policore, janë firmosur të gjitha gradat duke bërë jo thjeshtë konvertimin mekanik nga grada ushtarake në gradat policore, por dhe rivlersimin në karrierë të atyre punonjësve të policisë që për hirë të vendit të punës dhe të vjetërsisë nuk meritojnë gradën që kanë aktualisht. Ju folët me të drejtë për korrupsionin, është një sëmundje e policisë, por jo vetëm kaq, është një fenomen që shfaqet rëndomtë në struktura të administratës, është një fenomen që po ballafaqohet dhe po përballet prej kohësh shoqëria Shqiptare. Ne kemi riaktivizuar të gjitha instrumentat ligjorë, nga krimi bazës ligjore, ligji për shërbimin e kontrollit të brëndshëm, aplikimi i ligjit për administratën publike në atë pjesë që nuk e parashikon ligji për Policinë e Shtetit, pra të gjitha nivelet e larta të drejtimit dhe të administratës në Ministrinë e Rendit, tashmë emërohen, trajtohen dhe motivohen ose demotivohen në karrierë në bazë të ligjit

. Por sheqtësimi i deputetëve antarë të Komisionit të Integrimit ka qenë dhe siguria e përfaqësuesve të biznesit në vënd. Kjo pas vrasjes së Florian Vilës dhe marrjes peng të nipit të Sulo Shehut.

Luan Rama: “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka biseduar me përfaqësues të biznesit dhe organizojë edhe një takim për të parë çfarë nuk funksionon si duhet në këtë mekanizëm bashkëpunimi, deri tek masa të veçanta të sigurisë, ata janë të liçensuar, ka me dhjetra firma private të rojeve private që biznesmen të tillë kanë, por nuk i përdorin për të ruajtuar bizneset që kanë për të fshehur apo për të krijuar mundësinë e mbajtjes së armëve apo për të marrë në punë një kategori njerëzish , miq të tyre e të tjerë. Ne po e rishohim këtë dhe mbi bazë të asaj që do të na propozojë konkretisht komuniteti i biznesit, do të reflektojmë pozitivisht në angazhimet e policisë, vetëm se nuk mund të zgjidhet çdo gjë me bodigardë nga policia, me roje nga policia, sepse është një numër shumë i madh i njerëzve që merren me biznes nga ata që praktikisht punojnë në polici,po të kemi parasysh edhe angazhimet e tjera që ka policia në përmbushjen e detyrës së vet”./tvklan.al