Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Tensioni që sa vjen e rritet në Maqedoni, ka bërë që çdo ditë në pikën kufitare të Qafë Thanës, të kalojnë shqiptarë të shpërngulur nga frika e luftës. Në vizitën që ka bërë Ministri i Rendit Gjoni, në Qafë Thanë ka theksuar, se e rëndësishme është që tani të gjitha strukturat janë në funksion dhe në gatishmëri dhe ne jemi të gatshëm, qoftë si shtet apo si pushtet lokal, për të pritur shqiptarët që shpërngulen nga Maqedonia.

Ndërkohë në prefekturën e Korçës është krijuar komisioni i emergjencës, i cili ka marrë të gjitha masat për përballimin e çdo situate të mundshme. Shumica e të ardhurve kërkojnë të largohen në drejtim të Kosovës, tek të afërmit e tyre./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori