“Brezat e luftës, viti i tretë”, quhet kështu ekspozita që vjen përmes pikturave dhe vizatimeve, si një dëshmi të asaj çka po lë lufta në Ukrainë.

Jetë të humbura, ushtarë në vijën e frontit, peisazhe të djegura, dhe shpresa që nuk shuhet se një ditë kjo do të mbarojë, janë ata çka flasin këto piktura.

Por këto vepra, kanë një histori të cilat janë preznatuar përmes një festivali që ka marrë jetë që në ditët e para të pushtimit e që synon të vazhdojë dhe të shëtisë nëpër vende të ndryshme deri në përfundim të luftës.

Volodymyr Shkurov: Vazhdimi i luftës në Ukrainë na bën që të flasim akoma më shumë për gjendjen atje, njerzit që janë në luftë, dronët rusë që godasin kopshte, shkolla, spitale e që kanë lënë qindra të vrarë. Kjo ekspozitë do të thoshtë shumë për ne dhe për mbështetjen që keni treguar ndaj nesh gjatë kësaj periudhë.

Tetyana Kolesnichenko: Sot prezantojmë ekspozitën “Gjeneratat në luftë”, e cila lindi si një terapi arti për të gjithë grupmoshat që po përjetojnë luftën në Ukrainë. Por përmes artit ne po ruajmë provat e luftës dhe po ja tregojmë botës.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për një javë në Galërinë Artit Tiranë, ndërsa bashkëpunimi i ambasadës ukrainase me Shqoatën e mradhënieve Ndërkombatre dhe Galerisë për këtë projekt forcon lidhjet mes dy vendeve.

Tv Klan