Balerina Michaela Mabinty DePrince e cila performoi me Beyonce ka ndërruar jetë në “lule” të rinisë në moshën 29-vjeçare.
E cilësuar si frymëzimi i paharrueshëm për të gjithë ata që e njohin vdekja e saj ishte e papritur në një moshë kaq shumë të re. Autoritete, por edhe familjarët e të ndjerës nuk kanë dhënë ende shkakun që i solli vdekjen balerinës së njohur.
“Michaela preku kaq shumë jetën në të gjithë botën, dukë përfshirë edhe tonat”, kanë shkruar familjarët.
Homazhet për ndarjen nga jeta të 29-vjeçare kanë qenë të shumta nga komuniteti i balerinëve në mbarë botën.
“Jeta e saj ishte e përcaktuar nga hiri, qëllimi dhe forca. Përkushtimi i saj i palëkundur ndaj artit të saj, përpjekjet e saj humanitare dhe guximi i saj për të kapërcyer sfidat e paimagjinueshme do të na frymëzojnë përgjithmonë.”
“Ajo qëndroi si një fener shprese për shumë njerëz, duke treguar se pavarësisht nga pengesat, bukuria dhe madhështia mund të ngrihen nga vendet më të errëta.”/tvklan.al