Zjarrfikësit 24 orë pa ndalim për të shpëtuar pyjet

Mbrëmë digjej Koçani, e sot zjarret kishin kapluar malet në pjesën lindore të shtetit. Digjeshin malet në mes të qyteteve Pehçevë dhe Vallandovë.

Digjej edhe rruga rajonale Pehçevë-Berovë, e ekipet e zjarrfikësve e kishin prioritet që zjarri mos ta kaplon edhe rrugën.

E një ekip tjetër i zjarrfikësve së bashku me banorët kishte një prioritet tjetër. Ta ndalojë zjarrin para se të mbërrijë tek kisha dhe lokaliteti arkeologjik “Sveta Petka”. 

Edhe në mëngjes disa pjesë ishin duke u djegur, por jo me intensitet të lartë. E pas një beteje të gjatë, kur u bë e qartë se zjarret po qetësohen, zjarrfikësit nuk zgjidhnin vend ku mund të pushojnë.

Tv Klan