Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Goditen përsëri me intensitet fshatrat Spullçan dhe Vaksincë në Maqedoni. Ushtria maqedonase ka përdorur predhat e artilerisë, raketat dhe mitralozat, për të qëlluar kundër këtyre fshatrave, ku strehohen luftëtarët shqiptarë, të UÇK-së. Njoftimet thonë, se fushëbeteja kryesore është 30 kilometra në verilindje të kryeqytetit Shkup. Ndërkaq vijon vala e refugjatëve drejt Kosovës, duke e çuar numrin e refugjatëve në 6600 brenda pesë ditësh./tvklan.al