Merr përmasa të rrezikshme konflikti mes Gjeorgjisë dhe Osetisë së Jugut, ku po përfshihet dhe Rusia. Ndërsa luftimet mes të dy palëve janë ashpërsuar presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili, ka akuzuar Rusinë se po ndërmerr një ndërhyrje ushtarake të shkallës së gjerë kundër vendit të tij.

Sipas Saakashvilit avionët rus kanë bombarduar 2 qytete në Gjeorgji, Saakashvili ka urdhëruar mobilizimin e plotë të forcave ushtarake për mbrojtjen e vendit. Ndërkaq në rajonin e shkëputur të Osetisë jugore vazhdojnë luftimet e ashpra mes trupave të Gjeorgjisë dhe forcave separatiste. Vetëm disa orë pasi të dyja palët ranë dakord për një armëpushim dhe për bisedime të reja.

Gjeorgjia njoftoi se trupat e saj kanë rrethuar kryeqendrën e këtij rajoni Tksin Vali dhe po e bombardojnë atë. Banorët po strehohen në bodrume, si pasojë e bombardimeve janë dhjetëra persona dhe janë plagosur shuam të tjerë. Mes viktimave në kufi ka edhe trupa rus, kjo ka zemëruar kryeministrin Vladimir Putin i cili e dënoi atë që e quajti si aksion agresiv të trupave të Gjeorgjisë në Osetinë e jugut dhe sinjalizoi një hakmarrje të mundshme. Tepër i shqetësuar nga ky trekëndësh dhune është sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Sheferr i cili ka ftuar palët ët ulen në tryezën e bisedimeve./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle

Montazh: Renis Zela