Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Malltezit për kryerjen e akt-ekspertimit financiar. Kërkesa ishte rrëzuar në të dyja shkallët e gjykatave të faktit.

Malltezi ishte ankuar duke u bazuar në nenet e kodit të procedurës penale, ku flitet për admnistrimin e provave dhe kërkesat e palëve. Po ashtu ai e kishte bazuar ankimin edhe në nenin 43 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut që lidhet me procesin e rregullt ligjor.

Më herët Malltezi ka deklaruar se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar memo të paraqitura, dokumenta, por edhe një ekspertizë private që kundërshton pretentimet e organit procedues. Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion dhe pastrim parash në dosjen e klubit “Partizani”.

Pritet që javën tjetër SPAK të dorëzojë dosjen në Gjykatën e Posaçme sepse përfundon afati 10 ditor i dorëzimit të provave nga 5 avokatët e të pandehurve të kësaj çështje.

Klan News