Luzhiana Abazi: “Dje tellalli gënjeshtar i Tiranës, Shalsi, ishte në njësinë 6 dhe pa asnjë druajtje gënjeu qytetarët e kësaj zone duke u thënë se investimi i parashikuar nga bashkia për kanalin e Misto Mames, siç njihet nga komuniteti, apo formalisht investimi tek rruga, “Hazbi Serani”, u pengua nga votimi kundër i buxhetit. Këtu dua t’ju sqaroj se ky projekt i kanalit të Misto Mames është hartuar dhe letrat flasin nga njësia bashkiake numër gjashtë me ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve”.

Koka: Shalsi: Bllokimi i buxhetit dëmton Laprakën

Eduard Shalsi: “As fëmijët dhe të moshuarit e Laprakës nuk i kanë shpëtuar goditjes aspak të përgjegjshme të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët rrëzuan buxhetin e ri duke i mohuar këtij komuniteti trotuaret dhe lulishtet që do të përplotësonin dhe do të përmbyllnin projektin tonë për transformimin e Laprakës. Nga Lapraka i bëjmë thirrje zotërinjve Sali dhe Ilir që të lënë mënjanë dhe të heqin dorë nga politika e ditës që vendoset mbi nevojat e qytetarëve”./tvklan.al