Ministrat e Mbrojtjes së tre vendeve Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi janë takuar së bashku në Kostur në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë rajonale. Ministri shqiptar i Mbrojtjes Pandeli Majko është shprehur se bashkëpunimi mes Shkupit dhe Tiranës, si dhe ndërmjet kryeqyteteve të tjera të rajonit, është mjaft i rëndësishëm.

Pandeli Majko: “Ne jemi duke nxitur procesin e komunikimit në rajon dhe kjo është e rëndësishme po të kujtojmë se ç’ka ndodhur një vit më parë. Gjërat kanë ndryshuar tashmë, ministri i Mbrojtjes së Serbi- Malit të Zi ka vizituar Shqipërinë pas gati gjysmë shekulli dhe tashmë ka bashkëpunime, jo vetëm zyrtare, por edhe më tej.”

Në takim është biseduar dhe për stërvitjet e përbashkëta ushtarake, madje dhe për krijimin e një brigade shumëkombëshe të Evropës Juglindore. /tvklan.al