makinat e ggole

Shoferët e padisiplinuar mund t’a bëjnë të dështojë projektin e Google për automjetet me sistem drejtimi automatik. Në testet e deritanishme të kryera nga inxhinierët e gjigandit të teknologjisë së lartë, ka rezultuar se këto automjete, jo gjithmonë janë të sigurta për të levizur në rrugët e qyteteve. Dhe jo për fajin e tyre, por të drejtuesve të automjeteve, të cilët jo gjithmonë respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit.

Flota Google e automjeteve pa shofer është e programuar për të zbatuar me përpikmëri kodin rrugor. Por prodhuesit nuk kanë parashikuar mënyrën se si duhet të manvrojë makina automatike, kur përballet me shoferë apo këmbësorë që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Në një provë të kryer në qytet, automjeti eksperimental i Google u shndërrua në shqetësim për qarkullimin rrugor. I ndodhur përpara një kryqëzimi rrugor, sensorët e automjetit të Goolge nuk iu përgjigjën lëvizjeve të makinave pararendëse. Automjeti është programuar të ndalojë në kryqëzim deri sa rruga të lirohet plotësisht, pa marrë parasysh që automjetet e tjera mund të avancojnë në mënyrë të ngadaltë. Kjo shkaktoi konfuzion tek sistemi i drejtimit automatik të automjetit.

Ekspertët thonë se makina e Google do t’a ketë mjaft të vështirë të bashkëveprojë në rrugët e qyteteve të mëdha me shoferët, derisa të gjithë automjetet të funksionojnë me këtë sistem automatik.

Tv Klan