Liverpool po punon për të marrë nga Valencia portierin gjeorgjian Giorgi Mamardashvili. Oferta është 35 milion Euro. Nëse skuadra iberike do të pranojë 23-vjeçari do të shkojë fillimisht në huazim te Bournemouth.

Plani për të veshur fanelën e Liverpool është pas 2 ose 3 vitesh kur braziliani Alisson të dorëzojë vendin e titullarit. Ai është nën kontratë deri në 30 qershor të 2027. Giorgi Mamardashvili ra në sy gjatë Euro 2024, ku Gjeorgjia debutoi madje duke shkuar deri në fazën e 1/8 falë edhe pritjeve të tij.

Mamardashvili është te Valencia prej janarit të 2022 ku u ble nga Dinamo Tbilisi për 850 mijë Euro.

Tv Klan