Një komedi kushtuar Jackie Chan, aktorit të famshëm nga Hong Kongu.

Është kjo ajo që regjisori Paul Feig thotë se ka sjellë filmi i tij më i fundit i quajtur “Jackpot”.

Në rolin kryesor është John Cena që luan Noelin e përfshirë në një lotari ku njëri prej fituesve mund të vritet ligjërisht para perëndimit të diellit nga dikush që do të fitojë miliarda. Cena thotë se ishte i kënaqur me filmin dhe trupën e aktorëve.

John Cena, aktor: Ka shume aksion në “Jackpot”. Shumë herë skenat kanë qenë shumë të vështira dhe mos harroni se jam 47 vjeç. Më ndihmoi përgatitja ime në artet marciale për t’i realizuar ato.

Partnerja e tij në film është Akuafina që gjithashtu ka një detyrë të vështirë.

Awkwafina, aktore: Më pëlqeu të punoja me Xhon Sina. Ai është me të vërtetë një nga djemtë më profesionistë me të cilët kam punuar ndonjëherë. Ai është shumë inteligjent, mbresëlënës, një partner i shkëlqyer në skenë. Është edhe shumë, shumë qesharak.

Filmi mbërrin në kinematë amerikane të enjten e 15 Gushtit.

Tv Klan