Avancimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë mes Shqipërisë dhe Italisë ishte temë e diskutimit mes dy ministrave, Ulsi Manja dhe homologut të tij Carlo Nordio të zhvilluar në Tiranë. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, ministri Manja deklaroi se bashkëpunimi do të shtrihet në disa fusha.

“U dhamë përparësi ndihmës juridike në luftën kundër terrorizmit transnacional, pastrimit të kapitaleve të paligjshme dhe trafikimit. Ramë dakord për mundësinë e përditësimit të memorandumit të 2017 por dhe për bisedimet në fushën e drejtësisë. Paraqitja e një instrumenti për masat kufizuese në liritë personale të arrestit, që mund të zëvendësojë ato të ekstradimit. Në përfundim të kësaj deklarate dua ta bëj të qartë se mes dy ministrive tona, ka një skuadër të përbashkët që punon për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e drejtësisë.”

Ndërsa ministri i Drejtësisë së Italisë, Carlo Nordio vlerësoi miqësinë mes dy shteteve. 

Ne jemi të bindur se miqësia e 2 popujve tanë është një element i rëndësishëm i bashkëpunimit. Kemi vendosur të dërgojmë në një tjetër nivel në terma shumë të shpejtë angazhimin e përbashkët dhe të vazhdueshëm.

Ky ishte takimi i dytë në nivel ministror mes Ministrit Manja dhe Ministrit Nordio, pas vizitës së Ministrit Manja në Romë në Nëntor të vitit 2023.

Klan News