Lajme Arkiva 2004

Raporti i Bashkimit Evropian për Shqipërinë është vlerësues dhe jo përçmues, është realist dhe jo shtrembërues është nxitës dhe jo bllokues, kështu e shikon Partia Socialiste raportin më të fundit të BE-së mbi Shqipërinë.

Pas votimit të këtij raporti për vitin 2003 në të cilin vendi ynë vlerësohet se po bën progres, por jo të mjaftueshëm, presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi tha se rruga e Shqipërisë drejt integrimit në BE është e gjatë. Ja si e komenton këtë deklaratë sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PS Maqo Lakrori.

Maqo Lakrori: Në raport me të drejtë thuhet atdheu, krahas të tjerave, krahas vështirësive dhe pengesave të tjera që kanë ndihmuar në proces kanë qenë edhe ato të kotraditave të  brendshme në Partinë Socialiste, ky nuk është një fenomen dhe as problem i panjohur për ju, ka gjetur vend gjatë një periudhe të gjatë, ashtu sikurse është trajtuar edhe në strukturat e partisë edhe nëpër forumet e saj. Natyrisht socialistët shqiptar nxjerrin mësime nga këto zhvillime të brendshme në partinë e vetë me qëllim që të përmirësojnë punën në të ardhmen, një lexim i vëmendshëm i  këtij raporti do të bënte të qartë për cilindo që kërkohet angazhimi i të gjitha institucioneve, i të gjitha pushteteve secili në sektorin që mbulon.

Por kur mendon zoti Lakrori se nga  Bashkimi Evropian do të vijë një raport vlerësues për Shqipërinë gjatë qeverisjes së socialistëve:

Maqo Lakrori: Një raport i tillë, sikurse e përcaktuat ju do të vijë atëherë kur Shqipëria t’i plotësojë të gjitha standardet dhe ky do të jetë momenti i futjes së saj në strukturën e Bashkimit Evropian. Ky është një proces i gjatë.

Nga ana tjetër Lakrori u shpreh se vlerëson rezultatet e vizitës së kryeministrit Nano në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku presidenti Bush sipas kreut të qeverisë ka thënë se Shqipëria po i bën mirë detyrat e shtëpisë. Ja si i shikon partia në  pushtet qëndrimet e  ndryshme të BE-së dhe Amerikës për vendin tonë.

Vlerësimet e Brukselit dhe ato të Uashingtonit në adresë të Shqipërisë, plotësojnë njëra-tjetrën dhe janë që të dyja në shërbim të ecurisë së vendit tonë./tvklan.al