Kjo është nata e dytë gjysëmfinale e Maratonës së Këngës Popullore dhe Qytetare. Vlerësimi i publikut do të shpallë dhe fituesin e po këtij çmimi.  Juria e nderuar përbëhet nga Mimoz Dizdari,Gaqo Çako,Suzana Frashëri, Brisejda Mema,Vaso Tole,Spartak Cani dhe Brikena Kamenica.

Natën e dytë gjysëmfinale e çel një këngë kurbeti. Ajo është Eranda Libohova.

Konkurenti i dytë i natës së sotme vjen nga Maqedonia. Selami Kolonja këndon me këngën “Të pashë tek vinje”.

Konkurentët e radhës vijnë në formën e një dueti. Ajo është studente në Akademinë e Arteve për kanto, ndërsa ai pjesëtar i grupit “The Dreams”. Ata janë Migena dhe Erjosti.

Konkurenti tjetër vjen nga qyteti i Beratit. Ai është Kozma Dushi.

Gjysëmfinalistja më e re e Maratonës është Fjolla Krasniqi. Ajo vjen nga Kosova dhe konkuron me këngën “Dy fjalë”.

Konkuresi i radhës vjen nga Korça dhe quhet Brigel Lito. Ai konkuron me këngën “Te rrapi në Mashkullore”.

Ingrid Jushi është konkurentja e dytë më e re që konkuron në Maratonën e Këngës Popullore. Në gjurmët e mamasë së saj, një këngëtare mjaft e njohur, ajo konkuron me këngën “Xhamadani”.

Rovena Stefa konkuron me këngën “Mora rrugën për Janinë” dhe Rozana Radi me këngën “Kallma Cigaren”

Juliana Pasha këndon “Hodha një lule mu në ferrë” dhe Rovena Dilo me këngën “Ftujka”./tvklan.al

Moderatorë: Rudina Magjistari dhe Gulielm Radoja