Të akuzuarit për pengmarrjen e gruas dhe fëmijës së saj, si dhe vënien e gjobës prej njëqind mijë eurosh nuk i kanë pranuar veprat penale. G.S., i akuzuari kryesor për këtë ngjarje, ka dhënë deklarimet pas dy të pandehurve bashkpuntorë të tij në pengmarrje, K. M. dhe F. D. Asnjë prej të pandehurve nuk e kanë pranuar akuzën, bënë të ditur burimet. Denoncimi kundër tre personave u bë nga shtetasi francez të cilit iu vu gjoba në shkëmbim të gruas dhe vajzës së saj. Shtetasi francez i kishte premtuar martesë gruas e cila shfrytëzohej prej disa vitesh si prostitutë në Francë. Polica pretendon se ajo është shfrytëzuar edhhe pas mbërritjes nga Franca në Shqipëri nga tre tutorët Sanxhaku, Memoali dhe Delia. Ata do të qëndrojnë në burg pa afat deri në përfundimin e hetimeve. /tvklan.al