Masa të reja shtrënguese në RMV



Masa të reja shtrënguese në RMV

19:05 19/10/2020

Bizneset do të punojnë deri në orën 23:00

Numri i të infektuarve me Covid-19 çdo ditë e më shumë se po rritet.

“Tanimë janë mbushur repartet e infektologjisë në Strumicë, Kumanovë, Shtip. Nuk ka vend në spitalin e Prilepit”.

Shumë shpejtë po mbushet edhe Spitali i Gostivarit, e kjo e detyroi Komisionin për sëmundje ngjitëse që të propozoi masa të reja.

“Të gjithë operatorët ekonomik të punojnë deri më orën 23:00. Kufizimi i kapaciteteve në transportin publik deri në 50%. Dhe rekomandim deri tek administrata publike, rekomandim deri te komunat dhe gjykatat që procesi i punës të zhvillohet në ndërrime ose online nga shtëpie”.

Ministri tha se nuk duan që në këtë kohë kur po rritet numri i të infektuarve të punojnë restorantet dhe klubet, por premtoi se do të ndihmohen financiarisht. E nëse masat nuk respektohen…

“Hapi i ardhshëm do të ishte kufizimi i plotë i lëvizjes ose orë policore”.

Qyteti i Shkupit mbetet vendi me më shumë të infektuar, por gjendja alarmante është edhe në Shtip dhe Strumicë. Ky është pakëti i dytë i masave pasi mori hov vala e re e infektimeve. Paketa e parë përfshin mbajtjen e maskave edhe në vende të hapura, si dhe ndalesë për grupim të më shumë se katër personave.

Tv Klan





Të ngjashme