Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat drejtpërdrejt nga Himara tha se është Edi Rama ai që e vendos kush do të votojë në Shqipëri. Sipas Nokës, 6157 himariotëve iu mohua e drejta e votës pasi ishte përcatkuar prej kryeministrit.

Ai shtoi se në Himarë vota ka shkuar të paktën 500 euro, deklaratë për të cilën tha se do të paraqiten fakte në fund të procesit. Noka akuzoi edhe SPAK-un që ka amnistuar krimet zgjedhore, ndërsa zgjedhjet e sotme i quajti një “masakër”.

Ndër të tjera, Noka deklaroi se prej disa ditësh ka kontaktuar me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin i cili i ka komunikuar se ka qenë Rama ai që nuk ka lejuar votimin e 6157 himariotëve.

Flamur Noka: Celibashi e theksoi me gojën e tij që në Shqipëri, kush voton dhe kush jo e vendos Edi  Rama. 6157 votues të Himarës iu mohua e drejta e votës, një e drejtë kushtetuese, kjo ndodh vetëm në regjim dhe kurrë s’ndodh në një shtet demokratik. 6157 votues do të ishin ata që do të  vendosnin jo në  Himarë, por në një qytet të  madh fatin e një procesi. Që këtu  Edi Rama e ka përcaktuar gjithçka. Po këtu që këtu ka të paktën 3 javë që janë bandat e pushtetit çdo ditë në territor duke  shantazhuar dhe duke kërcënuar. Këtu janë të gjithë administrata, gjithë ministrat, gjithë drejtorët duke dhënë tapi, duke dhënë dikush leje, duke dhënë dikush të drejta shfrytëzimi, duke premtuar dikush leje për hotel apo për gjëra të tjera. Këtu gjithë hordhitë e pushtetit kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himariotëve. Në Himarë, në disa zona flitet që vota ka shkuar 500 euro.

-A keni fakte z. Noka? A keni video për këtë denoncim?

Flamur Noka: Të gjithë janë në terren, në përfundim të procesit do të mblidhen gjithë faktet dhe provat. Di t’ju them që e gjithë kjo masakër zgjedhore e zhvilluar sot, por jo  e nisur sot ka ndodhur sepse në Shqipëri krimet zgjedhore janë të amnistuara sepse SKAP-i i partisë ka vendosur amnistimin e krimit zgjedhor që me zhdukejn e dosjes 184 dhe 339 ndaj dhe Edi Rama dhe hordhitë e tij sot ishin angazhuar për krim të madh zgjedhor në Himarë.

-Ju po paralajmëroni në këtë lloj forme edhe humbjen e kandidatit tuaj në këto zgjedhje, pa filluar numërimi dhe pa përfunduar numërimi?

Flamur Noka: Jo, nuk po flet kush për humbje, as për fitore. Po jap konstatime të një procesi të gjatë në Himarë, që nisi  me mohimin e të drejtës së votës së 6157 votuesve, me terrorin që kanë ndier himariotët në shpinë gjatë kësaj periudhe, ju shikojeni  nëpër çdo qendër votimi horra të Rilindjes duke shantazhuar e duke kërcënuar,  nga ana tjetër nëpër  lokale rrinë drejtorë  që hpërndajnë tapi, leje për  fushatë. Nga anët e tjera të shtabeve ke po zyrtarë dhe banditë që shpërndajnë para. Ministrat këtu, e gjithë qeveria. Çfarë është ky? Proces i rregullt zgjedhor? Ky është krim elektoral që nga një vend që do të kishte drejtësi të pavarur dhe jo SKAP-Duman nuk do të guxonte kush të bënte këto gjëra.

-A do të kërkoni përsëritje zgjedhjesh, duke pasur parasysh edhe precedentin e Rrogozhinës?

Flamur Noka: Jam këtu për të përgënjeshtruar edhe kreun e KQZ që fajin për këtë mosvotim të 6157 votuesve të Himarës ia lë partive politike. Është e gjitha sajesë dhe gënjeshtër. Personalisht unë kam kontaktuar disa herë me kreun e KQZ. Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka kontaktuar, përfaqësuesi ynë Ivi Kaso në KQZ ka kontaktuar dhe zoti Celibashi mes të vërtetës dhe mashtrimit për shkak se ka frikë Edi Ramën, zgjodhi mashtrimin. Zoti Celibashi më ka komunikuar mua personalisht që Edi Rama nuk u jep të drejtën e votës 6157 himariotëve sepse nuk do.

-Këto komunikime i keni pasur ditën e sotme?

Flamur Noka: I kam prej disa ditësh, jo vetëm ditën e sotme.

-Nëse i keni pasur prej disa ditësh, pse morët pjesë në zgjedhje?

Flamur Noka: PD dhe opozita e bashkuar nuk bojkoton zgjedhje, por po faktojmë se çfarë ka ndodhur. Thelbi është, në atë që tha Celibashi, në Shqipëri kush voton e vendos Edi Rama dhe jo qytetarët./tvklan.al