Reforma e rritjes së pagave për pushtetin vendor do të prekë të gjitha bashkitë, por më së shumti do të përfitojnë bashkitë e vogla dhe të mesme. Sipas tij, prej 1 Shtatorit, paga minimale nga 32 mijë Lekë do të shkojë në 70 mijë Lekë.

“Deri tani skema sesi paguheshin bashkitë ishte e lidhur ngushtë me madhësinë e bashkisë. Rritja më e madhe eshtë tek bahskitë e grupit të parë me më pak se 50 mijë banorë dhe tek bashkitë me 50-100 mijë banorë. Një përgjegjës sektori me pagë 32 mijë Lekë shkon në një pagë minimale 70 mijë Lekë dhe maksimumi në 105 mijë Lekë.”

Reforma do të njehsojë pagat në të gjitha njësitë e pushtetit vendor, ndërsa buxheti për rritjen e tyre do të mbulohet nga qeveria dhe një pjesë e vogël nga vetë bashkitë.

“Po ashtu, rritja e pagave ka bërë që të nëjtat nivele të paguhen njësoj si në pushtetin vendor dhe mënyra si paguhen të njëjtat pozicione në nivelin qëndror dhe kemi nivele të ngjashme pagese dhe po ashtu në të gjitha bashkitë.”

Reforma përfshin edhe ndryshimin e strukturave organizative.

“Struktura të ngjashme, kemi propozuar që të rikostruktohen me tre nivele stafesh me strukturë që merret planifikim dhe projektim, struktura që është përgjegjëse për zbatimin e punëve të bashkisë, kategoria e tretë e agjencisë së shërbimeve janë ato funksione që disa shërbime i zgjedh t’i bëjë vetë, ose të zgjedhë palë të treta me kontraktim.”

Kjo strukturë do të ndihmojë për të evidentuar performacën e bashkive dhe ndarjen e fondit nga qeveria.

“Për secilën prej funksioneve, të kemi mundësi që të masim në menyrë transparente dhe të drejtë performancën e secilës bashki në raport me stafet dhe sigurohemi që mbështetja që qeveria u jep nga buxheti i shtetit bashkive, të shkojë tek ajo kategori që ka më shumë nevojë për t’u mbështetur financiarisht nga ana e qeverisë dhe taksapaguesve shqiptarë. Nga viti që vjen, qeveria do i japë fonde bashkive në bazë të performancës që jep, jo thjesht në bazë të numrit të popullsisë që sot ka këtë formulë ndarje.”

Reforma për pushtetin vendor, sipas Maznikut, lindi si një nevojë për shkak të mungesës së punonjësve në disa bashki të vendit, duke sjellë mangësi në kryerjen e shërbimeve thelbësore.

Tv Klan