Ish-kryeministri Ilir Meta, i shoqëruar nga disa deputetë të njohur si mbështetës të mendimit ndryshe brenda partisë socialiste, ka nisur turin elektoral me qëllim testimin e socialistëve në bazë.

Dritan Prifti: “ Nëse elektorati mendon që ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi akoma brenda partisë socialiste për të sjellë një ndryshim në këtë parti apo ka ardh koha që tashmë ne të shkëputemi nga partia socialiste për të mbrotjur alternativën tonë të ndryshme nga ajo e kësaj partie. E filluam me Komunën e Dushkut, sepse kjo komunë i ka dhënë maxhorancës tonë 11 deputetë më shumë sesa çdo zonë tjetër elektorale në Shqipëri. Është shumë e nevojshme që shqiptarët të flasin dhe ne po lëvizim nëpër Shqipëri për t’i dëgjuar socialistët dhe shqiptarët dhe në fakt ajo që është e vërtetë është që ata janë shumë më kritikë për zotin Nano personalisht sesa kemi qënë ne me atë.”

Spartak Poçi: “Mesazhi i vetëm që jep baza socialistët është që Nanua ka ikur tashmë. Takimet tona bëhen me moton “Nano dhe Berisha ik!”

Pas Dushkut, Durrësit dhe Skraparit stacioni i kësaj jave do të jetë Elbasani për të vijuar më pas në Berat dhe Shkodër. /tvklan.al