Lajme Arkiva 2003

Ndryshe nga sa mund të pritej mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk pati debate të forta mes përkrahësve të kryeministrit Nano dhe atyre të zëvendës kryeministrit Meta. Madje edhe mes vetë dy kundërshtarëve të vjetër replikat qenë të shkurtra.

Meta i ka kërkuar Nanos që grupi i deputetëve të shqyrtojë kërkesën për dorëheqje të tij nga posti qeveritar. Por Nano ka replikuar duke se kryeministri nuk kërkon dorëheqje por shkarkon, duke e sqaruar se sipas tij dorëheqja është një vendim që i takon Metës. Nano e ka mbyllur debatin duke thënë se nuk kishte ndërmend të diskutonte për një çështje të tillë.

Debate sporadike ka patur edhe mes ministrit të integrimit Sokol Nako dhe ish ministrit Marko Bello, mbi punën e përfaqësive shqiptare jashtë konkretisht në Bruksel si dhe mes deputetëve Fino dhe kryeministrit Nano lidhur me akuzat e këtij të fundit se deputetët motivohen vetëm për interesa personale. Po ashtu mes Nanos dhe deputetit të Vlorës Eduard Alushi për unazën e qytetit e cila nga Nano ishte marrë vesh vetëm në Vlorë që kishte mbetur vetëm për 1 kilometër rrugë pa përfunduar.

Duke qenë se të dyja palët ishin të rezervuara dhe jo të gatshme për përplasje të forta mes tyre, fryma e mbledhjes së grupit nuk ishte larg nga ajo e rezolutës së kryesisë së disa ditëve më parë, por Meta nuk harroi të nënvizonte se rezoluta duhet të zbatohet pikë për pikë nga të gjithë. Vetëm zbatimi i rezolutës do të jap fitoren në zgjedhjet vendore dhe kush nuk e zbaton rezolutën do të mbajë përgjegjësi duke ju referua rezolutës që përmendën ndryshime në qeveri dhe nëse Nano nuk i bën tërë këto përfshirë edhe ndryshimin në zgjedhjet e tetorit duke ja lënë këtë përgjegjësi pikërisht Nanos.

Nano e kishte bërë të qartë më parë se asnjë pikë e rezolutës nuk i kërkon kryeministrit ndryshime në qeveri.

Fatos Nano: Si kryetar i kësaj mazhorance dhe kryeministër që në fillim dua t’ju siguroj për angazhimin tim serioz në zbatimin e rezolutës së kryesisë së partisë socialistë të Shqipërisë. Vlerësoj se rezoluta që miratuam në kryesinë e partisë nuk fillon nga pika e parafundit, por Ka një rrjedhë kronologjike që nuk ka vend për abuzime apo për keqinterpretime. As pika e parafundit e rezolutës që është lexuar më shumë se çdo gjë tjetër këto ditë dhe as një pikë tjetër nuk i kërkon kryeministrit ndryshime eksplicite në kabinetin qeveritar.

Një pikë e programit të miratuar në grup ishte respektimi i qëndrimit politik të kryesisë së partisë. Kryetari i grupit Gramoz Ruçi tha:

Gramoz Ruçi: Grupi parlamentar socialist angazhohet ta respektoj qëndrimin politik të kryesisë të Partisë Socialiste të Shqipërisë që kolegjerisht dhe individualisht çdo anëtar grupi parlamentarë të mos bëhen iniciues dhe pjesëmarrës të debateve politike në rrafshin partiak në funksion të kongresit të ardhshëm si kusht i rëndësishëm për të angazhuar me efektivitet dhe kontributet e të gjithëve në funksion të aksionit tonë kryesor politik sigurimin e suksesit në zgjedhjet për qeverisjet vendore. Deputetët duhet të paraqesin në kryesinë e grupit brenda  25 Korrikut informacionin mbi problematikën dhe sugjerimet në kuadër të zgjedhjeve vendore./tvklan.al