Mbledhja e komiteti drejtues të eurosocialistëve është kthyer në arenë debatesh rreth thirrjes së kryetarit Koja për t’u bërë pjesë e kuvendimit të madh. Një pjesë e të rinjve socialistë tërhoqën vëmendjen ndaj strukturave të larta socialite të cilat janë jo aktive në raport me elektoratin, ndërsa një pjesë e premtimeve nuk janë realizuar. Koja i ftoi eurosocailistët të heqin dorë nga gjuetia e shtrigave dhe krijimit të strukturave paralele në gjirin e socialistëve, në të kundërt ai paralajmëroi një fat të keq për socialistët të njëjtë me atë të partisë së socialistëve italianë të ish-kryeministrit Craxi tashmë e përçarë dhe larg pushtetit.
Gjergj Koja: “Askush më shumë se eurosocialistët nuk mund ta ndihmojë dhe nuk mund ta inovojë PS-në për të fituar zgjedhjet e 2005-ës.”
Koja theksoi se socialistët do t’i ndëshkonte historia, nëse do të lejonin kalimin e pushteti në duart e opozitës e cila, sipas tij, është e paaftë për të qeverisur vendin. Pas dyerve të mbyllura sherrin mes grupeve riavle në forumin rinor eurosocialist ka vijuar kur kryetari Koja deklaroi shkarkimin nga komiteti drejtues të Pranvera Shamkut dhe Edvin Myftiut. Përkrahësit e ish-kryeministrit Meta kundërshtuan ashpër edhe vendimin e Kojës për antarësimin në komitet të 4 freshistëve të rinj pa kaluar më parë në votim. /tvklan.al