Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano për të përcaktuar një strategji përballë protestave të opozitës.
Fatos Nano: “Në funksion të analizës politike për situatën që lidhet me ngjarjen e iniciuar nga Sali Berisha dhe banda e tij destruktive, shkurt dhe thjesht vazhdohet të synohet vënia në pamundësi fizike e shtetit dhe e njerzve të shtetit në një shoqëri demokratike. Kjo rishfaqet me dhunë, me të cilën fillon, dhe si rregull, në llogjikën e ktyre të çmëndurve, mbaron me funskionarë të shtetit a policë të vrarë, apo me viktima civile të pafajshme, apo me pronë publike të dhunuar, apo me ankth e pasiguri të sipërmarrsve, të qytetarve, të fëmijve, të edukatorve, shkurt dhe saktë, me krijimin e një klimë ndaluse për progres, me harxhimin e ricikluar të energjive për të kuruar plagë që hap një i marrë dhe kjo nuk mund të tolerohet.”
Kryetari i Partisë Socialiste shpalli luftë me çdo mjet dhe në çdo formë civile dhe ligjore për mbrojtjen e institucioneve.
Fatos Nano: “Ne, si maxhorancë qeverisëse do t’veprojmë me gjithë forcën goditse ndaj cilitdo terrorist që sulmon shtetin dhe qetsinë publike, kjo është e prerë dhe fundore. Qeveria jonë nuk mund të ketë vetëm faturat e gjakut të policve. Ne nuk duhet të shohim më asnjë polic a funskionar të shtetit të braktisur përballe turmave të verbra, nuk duhet të shikojmë asnjë ministër rendi të paralizuar për shkak se tregohet me gisht apo nën anktin e publikut, nëse ndërkombtarët apo të tjerë do ta kualifikojnë profesional apo jo veprimin e tij. Ne nuk duhet të heshtim kur një prokuror apo një gjykatës toleron apo lëshon nga duart e drejtsisë një kriminel përsëritës, i cili në protesta, në shoqërinë tonë normale dhe demokratike, përpiqet të fsheji vjedhjen apo vrasjen e mëparshme apo atë të rradhës.”
Përballë riciklimit të kaosit dhe dhunës së të verbërve, siç e quajti Kryeministri Nano, Kshilli i Ministrave pret që Ministria e Rendit dhe titullarët e institucioneve të tjera të paraqesin një listë nevojash për të shpëtuar uniformat blu nga prekja e dhunës. Teknollogjia bashkohore do të shoqërohet me shpërblime materiale ndaj policve që përballen me krimin, dhunën dhe trafiqet. Kryeministri Fatos Nano deklaroi se maxhoranca qeverisëse ka aftësi jo vetëm kushtetuese, për të marrë masa në fushën ekonomike dhe sociale, për të luftuar varfërinë si vatra që pjell dhunën dhe trafiqet. Shefi i maxhorancës kërkoi mbështetjen e të gjithë bashkëpuntorve civilë dhe politikë. /tvklan.al