“Ëndrra e një nate vere” e Shekspirti e interpretuar nga trupa e Shkupit, ka mbyllur edicionin e 9-të të festivalit të Butrintit. Kjo komedi është një nga më të famshmet që ka udhëtuar në të gjithë botën. Aventura e dashurisë në mes 2 të rinjve u përcoll në mënyrë të ngrohtë dhe nga aktorët e ardhur nga Shkupi.  Magjia e këtij teatri vjen mjaft mirë edhe tek artistët e një brezi tjetër si Maks Velo, apo Mirush Kabashi.

Regjisori Kole Angelovski që vë për herë të parë në Shqipëri një shfaqje të tillë, shprehet mjaft i entuziazmuar nga mikpritja e publikut dhe dëshiron të rikthehet sërish në këtë festival. Organizatorët e këtij festivali thanë edhe pse i përgjysmuar në 4 shfaqje, ky festival e dha magjinë e tij tek publiku artdashës shqiptarë./tvklan.al

Gazetar: Njazi Sako